• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Amaneti që kurrë nuk u ‘çua’ në vend”: Imer Gërxhaliu i kishte lënë amanet vëllait të kujdesej për familjen e tij, s’e dinte që ai ishte vrarë para tij

04/16/2023 23:38
nga:N M

Bahrije Gërxhaliu, nga Studimja e Vushtrrisë ka treguar momentet e fundit kur bashkëshorti i saj i rrethuar nga fëmijët, gruaja e tij dhe nëna kishte dhënë shpirt, raporton Gazeta Blic.

Por, para kësaj, Imer Gërxhaliu i kishte lënë një amanet vëllait të tij, Skënderit që të kujdeset për familjen e tij, por pa e ditur se Skënderi ishe pushkatuar para Imerit në masakrën e Studimes në Vushtrri.

Ajo për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka rrëfyer ngjarje  e tmerrshme.

“Jo nuk e ka ditë, edhe na ndërkohë duke u marrë më të. Aty po ndihet një zë, kuantin veç e kishin vra, kishte ndërruar jetë, kunata i kish marrë katër fëmijët. I kish marrë fëmijët për t’u takuar me ne, kur ia dëgjoj Imerit zërin, tha o Imer u çlirova. Tha oj Habibe ku është Skënderi, tha u dal në mal, u ik më ka lënë, nuk i tregoj që ka vdek. Ai po i përben se kunata e kishte një vëlla, pash kryt e Rifatit ku është Skënderi, kjo po ja kthen pasha kryet e Rifatit u ik… Imeri i tha, Habibe të fala i bënë Skëndes, thuaj vëllai po ta lenë amanet gruan dhe këtë fëmijë, tha mi kqyrë qysh i kam kqyr unë, ani tha kjo… Po vijnë minutat, e kisha qetu në gjoks, isha krejt e gjakosur dhe tha veç një njeri po më dhimbet, tha veç gruaja jem po më dhimbet më së shumti, se fëmijët mbesin në duar të saj dhe tha ajo po më dhimbet shumë. Tha po nuk pe di emrin qysh e ka, i thash Bahrije… Më tha ma boni hallall se unë shkova dhe në atë minutë ndërroi jetë. Në ato minuta kunata po i thotë o Imer të fala i bënë Skëndes tha qysh…. Tha kunata se Skënda ka shkuar para teje tha asnjherë nuk u ndatë dhe edhe sot nuk po ndaheni edhe dha shpirti”, rrëfen Bahrija, raportin Gazeta Blic.

Ajo ka rrëfyer mes emocionesh këtë se çfarë u kishte ndodhur.

”Bërtiste vjehrra, fëmijët, unë në ato momente u mpina, as nuk qaja e as nuk bërtisja. ‘Nxejke’ hana, sot po kalojnë 24 vjet nuk dua hënën kurrë ta shoh, kurrë nuk dua që hëna të rrëzoj. Dëgjoheshun gjëma njerëzish, të përgjakur, njerëz që kishin mbet te kufomat, qajshin edhe po vijnë 3 njerëz, nuk i njihja… Ia nisen po flasin shqip, ju thash o vëllezër a mund të më ndihmoni se ma kanë vrarë burrin, mu shashtrisen fëmijët veç ta zbres xhenazen poshtë. E mora një batinije e shtrova edhe e qita. Qaty kur e qita aq më doket që kam bërtitë sa që në Vushtrri jam dëgjuar, aq shumë më erdhë të bërtas dhe një person aty më tha, oj çika jemi kush je, a e kahit je, i thash jam e Studimes se Epërme, jam çika e Selimi Popoves, thash edhe motra e balokut se vëllain e kam pas në UÇK. Tha a po me njeh mua, tha unë jam Sherifi kojshi te prindërit e mijë. Tha sonte e martova djalin dhe ma vrajten, e ma cika jem afrohu te fëmijët, kishte trupa të vrarë gjithandej, gjëmonin të plagosurit, nëntë fëmijë mbetën jetim. Ju thash a ka mundësi që traktorin ta largoni prej kufomave, dy meshkuj i patëm, dytë na vranë. Ka hiput njëri në traktor dhe e ka larguar nja 20 metra prej ‘xhenazeve’ edhe kemi mbet atë natë tanë natën aty me fëmijë, kunata, unë vjehrra…. qaj qaj tmerr. Të nesërmen rreth mëngjesit, ka me shku, çka me bo s`dinim. I thash kunatës rri Ti këtu, se unë e njoh vendin se kisha lindur në Studime, e njihja terrenin… I thash kunatës rri Ti më fëmijë unë po e shikoj terrenin, a është kush gjallë, a ka mbet kush a… ma tha Bahrije unë përpjetë nuk guxoj të shkoj dhe u u nisëm për në Vushtrri. Po shihnim njerëz që dilnin në rrugë, që ishin skajuar malit, ishin, u tubuam nja 150 veta…”, rrëfehet ajo për “Expose”.

Bahrije tregon se si pastaj kanë vazhduar rrugn, derisa po vjen një njeri me karrocë, me një të plagosur.

”Vjehrra ishte lodhur dy djem të vramë … e lutem atë njeri a mundesh me marrë plaken me qitë në kerr se iakanë vrarë dy djem. E morën plakën, ishte postblloku te Rashicët, por ditën e nesërme, më 3 maj asnjë krismë nuk u dëgjua, edhe po thonë hyni lumit, i  thash nuk hyjë lumit se aty përjetova tmerrin para tri jave krejt nëpër ujë me fëmijë kemi dal aty. Mu kanë ndarë dy qikat e vogla, kanë mbet me kuantin… Lëshohemi poshtë, bashkë me njerëz të tjerë dolëm në dalje te Studimes për kah Vushtrria, aty ka qenë një kazermë e ushtrisë, doli ushtria e rregullt dhe na ndaloi, më rroku siklet për djalin, u mundova t`ia vnoj një pelenë të fëmijëve, thash le të kujtojnë që është çik a grua, kaluam, ata vec na përcollën. Ata që i kishin ndarë natën e 2 majit i kishin dërguar në kooperativën bujqësore, aty kishin bërë ndarjen burrat nga gratë, neve na ndajten në hyrje të Vushtrrisë, na dërguan aty, nuk na lanë të shkojmë në Vushtrri dhe kur hymë aty nuk na lanë të bashkohemi me të tjerët, na ndajten neve grupin që erdhëm në mëngjes, ora ishte 10 e ditës, pa hëngër, pa pirë tmerr. I ndanë burrat nga gratë, i dërguan me kamionë, dikush thoshte po i dërgojnë për pushkatim, dikush andej, dikush këndej .. dikur thanë po i dërgojnë për Shqipëri me traktorë me kush çka kishte. Ne mbetën, ne s`kishim… u bë ora 3 e pas ditës. 10 marka ia kam dhënë djali tim për ta marrë një shishe ujë edhe ata prej cisternës se u thanë fëmija. Po prisnim aty e kisha edhe dajën e burrit e edhe atij ia vranë djalin 27 vjet edhe aj ishte me ne me gruan e tij… I thash dajë çka po thonë, tha po lejojnë të shkojmë në fshatin Kçiç, Smrekonicë, Stanovc edhe në hyrje të Studimes, e edhe për Shqipëri… Traktor s’kishim … thash unë s`kam ku shkoj se se kam askënd pos fëmijët, dhe thash unë po kthehem në hyrje të Studimes, kah 3 e 30 na kanë dhënë urdhër për tu kthyer në hyrje të Studimes, u kthyem, vaji i fëmijëve nuk u ndalte, u ndalem në udhëkryqin e Studimes ishte familja Pllana, ata kishin qëndruar të vëllai im 3 javë ditë, dhe janë dal ata njerëz që kishin ndi për këta djem …. Na thonë dy familje, tha po ju marrim, njëri na tha ju qe jeni më fëmijë po shkojmë në shtëpi ma larg rrugës sepse policia e ushtria endeshin andej, ai daja i burrit le të rrinë në këtë shtëpi … kemi qëndruar aty 3 javë”, thotë Bahrije Gërxhaliu.