• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Aliu: Jemi kampion të ndërmarrësisë në Kosovë- Kemi tejkaluar edhe Prizrenin

09/29/2025 09:12
nga:N K

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, kandidat edhe për një mandat në krye të kësaj komune, në një intervistë për BlicInterview me Astrit Gashin, ka thënë se Ferizaji është shndërruar në kryeqendrën e zhvillimit ekonomik, e krejt kjo falë bizneseve të fuqishme dhe politikave komunale për të mbështetur ndërmarrësit e këtij qyteti.

“Ne sigurisht që jemi kampion të ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës dhe jo rastësisht na vihet epiteti i kryeqendrës së zhvillimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhej pa pasur biznese të fuqishme dhe pa pasur të hyra të fuqishme. Këto biznese jo vetëm që kanë krijuar të hyra të fuqishme por ato dihen që mbushin edhe arkën e shtetit, në këtë rast buxhetin e RKS-së dhe unë jam shumë i lumtur dhe krenar që biznese të tilla të fuqishme njëjtë kanë kontribuar edhe në komunën tonë”, ka deklaruar Aliu.

Ai po ashtu tha se Ferizaji tashmë rënditet si komuna e dytë në nivel vendor për nga të hyrat vetanake, duke tejkaluar tashmë, siç thotë ai, edhe Prizrenin.

“Sot jemi komuna e dytë për nga të hyrat vetanake, e kemi tejkaluar madje edhe Prizrenin që ka edhe territor dhe banorë më shumë dhe parametra të tjerë, por ne e kemi tejkaluar”, u shpreh Aliu.

Ai shtoi se pavarësisht lehtësive fiskale që janë ofruar për qytetarët dhe bizneset, komuna ka arritur të rrisë inkasimin e të hyrave.

“Ne jemi komuna e parë që kemi liruar 33,33% të gjitha bizneset dhe të gjithë qytetarët nga tatimi në pronë. Ne edhe kemi liruar taksat, por në të njëjtën kohë edhe kemi inkasuar dhe kemi realizuar të hyra më shumë. Jam i lumtur që kemi liruar 33 përqind tatimin në pronë, ka pak a shumë ngufatje të të bërit biznes, por jam i lumtur që ne si komunë kemi marrë një vendim të tillë që sado kudo është krah dhe mbështetje për bizneset tona”, ka deklaruar Agim Aliu./Gazeta Blic/