• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Albulena Haxhiu: Kodi Civil do të procedohet shumë shpejt në Kuvend, jam e bindur se do të votohet

12/03/2022 21:36
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka thënë se do ta procedojnë shumë shpejt Kodin Civil në Kuvend.

Haxhiu u shpreh optimiste dhe theksoi se tani në votim të dytë pritet të miratohet.

“Mendoj se një nga vendimet e gabuara të Kuvendit ka qenë refuzimi për ta miratuar një dokument që është shumë i rëndësishëm dhe që lidhet me të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.Deputetët do të duhej të ishin ata që me qëndrimet e tyre në Kuvendin e Kosovës të japin edhe shembull tek shoqëria sesi duhet të respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pavarësisht gjinisë, etnisë seksit etj. E kam për obligim që ta procedoj sërish Kodin Civil në Kuvend “

“Ne kemi qenë në komunikim me disa prej deputetëve të Kosovës të cilët kanë patur një qëndrim të tillë dhe jam e bindur se herën e dytë do të kalojë. Ne nuk jemi tërhequr nga ajo që e konsiderojmë të drejtë sepse Kosova duhet të jetë shembull se si i respekton të drejtat e njeriut. Unë besoj se tash do të votohet Kodi Civil dhe do ta procedojmë shumë shpejt” tha Haxhiu raporton Gazeta Blic.