• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Alarmet për bomba, pse reagojnë me vonesë njësitet anti-bombë dhe K9 – Ky është shpjegimi i Qalajt!

05/27/2022 22:36
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar emisionin “Bombat e pazbuluara” në televizionin Kanal10.

Kosova është vendi i fundit në Ballkan, i cili do të përballej me një seri kërcënimesh për bomba në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, ku frekuentimi i qytetarëve është më i madh.

Të martën e 24 majit, njësiteve anti-bombë dhe K9 ju deshen rreth 1 orë kohë për të arritur tek Rektorati në Prishtinë, për të zhvilluar më tej gjurimet nëse më të vërtetë kishte të vendosur bombë aty.

Për angazhimin e vonuar të këtyre njësiteve policore, ish-drejtori Rashit Qalaj ka një shpjegim ndryshe.

“Policia e Kosovës i ka kapacitetet e mjaftueshme për tu ballafaquar me këto situata, në raste të tilla ndërhyn fillimisht policët e rëndit të cilët e bëjnë evakuzimin e vendit të ngjarjes e pastaj ndërhyn edhe njësiti anti-bombë dhe njësiti k9 dhe këto dy njësi kanë kapacitete të mjaftushme dhe nëse diçka në të cilën nuk duhet të nguten janë rastet e bombave për shkak se një gabim i vogël mund të ju kushtojë me jetë pjesëtarëve të njësitit anti-bombë” , tha për Expose Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: