• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Alarmet e rrejshme për bomba, njohësi i sigurisë thotë se qëllimi është për destabilizimin e Ballkanit

05/27/2022 22:13
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar emisionin “Bombat e pazbuluara” në televizionin Kanal10.

Kosova është vendi i fundit në Ballkan, i cili do të përballej me një seri kërcënimesh për bomba në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, ku frekuentimi i qytetarëve është më i madh.

Ekspertet e sigurisë në vend, këto zhvillime i shohin si përpjekje për destabilizim të rajonit.

“Kemi pasur tentativa dhe raste të paralajmërimeve edhe në Malin e Zi ku kanë qenë afër 42 thirrje për eksploziv në shkollat fillore dhe të mesme, kemi pasur 21 thirrje për bomba në mes të Beogradit, kemi pasur thirrje për bomba edhe në Kroaci dhe kjo po le që të kuptohet se rajoni i Ballkanit perëndimor është duke qëndruar në një situatë të pa lakmueshme e cila mund të ketë interferim edhe nga ndonjë strukturë e cila është duke përgatitur ndonjë skenar që do të destabilizojë të gjithë Ballkanin perëndimor”, tha për Expose Drizan Shala njohës i sigurisë.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: