• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Agim Bahtiri: Do të jem sërish kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës

05/28/2021 20:59
nga:Y I

Kryetari i Mitrovisëc, Agim Bahtiti, i cili vjen nga radhët e LVV-së, është shprehur i bindur se do të kandidohet sërish në zgjedhjet lokale për të kandiduar për kryetar të kësaj komune.

Bahtiri tha se ka mbështetjen e 85 %  të strukturave të partisë për të qenë ai kandidat për kryetar komune.

“Unë mendoj pa asnjë dilemë se unë do të jem kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, por janë strukturat ato që e vendosin, por ata e kanë një pasqyrë të qartë se kush e fiton Mitrovicën . 85% e strukturave të LVV-së në Mitrovicë më përkrahin dhe mendoj se edhe Albini e ka të qartë këtë” tha Bahtiti në Blic Interview përcjell Gazeta Blic.