• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Abelard Tahiri zbulon detaje të pathënë për përqafimin me Martin Berishaj: Kurrë as Hashim Thaçi e as Kadri Veseli nuk e kanë takuar

02/04/2023 21:33
nga:N M

Ka një vit e më shumë që ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është bërë temë e debateve publike dhe protagonist i shumë raportimeve në mediat e huaja dhe vendore, për aferat korruptive të pretenduara, raporton Gazeta Blic.

Berishaj ishte para disa muajsh për intevistim në Komisionin Hetimor Parlamentar për Energjinë.

Aty është parë një përqafim i ngrohtë mes Berishajt dhe Tahirit, e për të cilin ky i fundit ka folur për herë të parë.

Sipas tij, ka qenë hera e parë që e ka takuar Berishajn atë ditë në komision.

“Ajo dëshira e tij për me ardh më më përqafu, unë nuk mund ta shpjegoj, për mua ka qenë hera e parë që ia kam dhënë dorën atë ditë dhe e kam njohur prej ngjarjeve të ndryshme se jam në institucione nga 2007, mirëpo komunikim me të nuk kam pas asnjëherë dhe ai ka qenë komunikimi i parë, por dëshira e tij për të na përqafuar dhe me na vet si e ki babën, nënën, qysh janë ata burra ishte njëfarë forme se e kishte kapur njëfarë paniku. E dyta një komision hetimor nuk e ka mundësinë dhe nuk i ka kompetencat, kapacitetin ta hetoj një çështje rajonale, një krim rajonal, ne mund të kërkojmë fakte nga institucionet tona, por jo nga gjykata e prokuroria nga vendet tjera. Pyetjet që ia kemi bërë Martin Berishajt në komision, ai ka ka gënjyer nën betim dhe ne do të ngrehim kallëzim penale për këtë sepse nuk i ka deklaruar të hyrat dhe ka tërhequr para në kohën kur ka punuar komisioni hetimor dhe ne nuk kemi mundësi të hetojmë angazhimin e tij në Mal të Zi apo Shqipëri, sepse dhe atje dyshohet se ka tërhequr para, në Maldive ka dal që ka tërhequr, në Kosovë kanë dal më shumë se 1.5 milionë që i ka tërhequr, Si është mundur që të tërheqës miliona euro sy të Inteligjencës financiare, AKI, policisë Agjencisë Kundër Korrupsion, hetuesisë dhe mos me të pyetet nga askush. AKI i ka lëshuar certifikatë Berishajt dhe AKI ose ka qenë në presion të liderëve të institucioneve, ose nuk e kanë ditur se çfarë kanë bërë, ose janë të kapur nga Martin Berishaj”, thotë ai në “Blic Interview”.

Sipas Tahirit, presidentja Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti janë të kapur nga ambasadori Berishaj, sepse ai vlerëson se Berishaj financoi dy fushatat zgjedhore të Osmanit dhe Kurtit.

“Ai njeri Martin Berishaj me liderët e PDK kurrë s`ka pas asgjë të bëjë prej vitit 2006 kur unë punoj me Hashim Thaçin deri në vitin 2017 kur unë e kam lënë punën si këshilltar i presidentit, asnjëherë asnjë takim me Hashim Thaçin nuk e ka pasur kurrë nuk është takuar dhe asnjëherë ai nuk ka qenë në kontakt qoftë më kryeministrin aso kohe Hashim më vonë tani president, dhe qoftë me liderin PDK Kadri Veseli, me askë”, thotë Tahiri.