• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Abelard Tahiri për 6 pikëshin e Kurtit: Këto duhet të jenë kushtet për Serbinë, marrëveshja pa njohje krijon një status qou të re

02/04/2023 21:07
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në “Blic InterView” ka komentuar gjashtë pikëshin apo propozimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si parakusht për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe arritjen e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi, raporton Gazeta Blic.

Sipas Tahirit, ajo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës ku Kurti shpalosi planin gjashtë pikesh ishte në sinkron me Serbinë, ku po të njëjtën ditë presidenti serbe Aleksandër Vuçiq raporti në Kuvendin e Serbisë për planin franko- gjerman.

Ai vlerëson se çdo marrëveshje që nuk ka njohjen në qendër do të ishte një status quo e re për Kosovën, e që sipas tij do të zgjaste me vite.

“Mendoj që është një gabim, sepse Kurti detyrat e shtëpisë nuk duhet t`i prezantoj si kushte para Serbisë. Në rast e Kurti ka informata nga AKI se ka grupe të armatosura në Veri të vendit, që ka njerëz që mbajnë armë e që rrezikohet siguria duhet veprohet si është vepruar më herët, këto janë detyra të shtëpisë. Kushtet për Serbinë duhet të jetë fati i të pagjeturve, operacionet e luftës, dëmet që ka shkaktuar Serbia, nëse flasim për kushte duhet kushte që Serbia t`i plotësoj karshi neve dhe jo detyrat e shtëpisë tonë. Për ne është shumë më rëndësi që në kuadër të marrëveshjes finale të jetë njohja. Marrëveshja pa njohje, krijon një status kohe të re, nuk është në favorin tonë, sepse këto bisedime dhe negociata do të jenë të pafundshme dhe e lëmë një derë qelë”, thotë ai./ Gazeta Blic