• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A ka rrezik për sulme të tjera terroriste në veri?!- Kështu përgjigjet Enver Dugolli!

10/06/2023 21:01
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin tregon se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë janë duke përcjell në hollësi lëvizjet e njerzve të dyshimtë dhe grupacioneve të dyshimta në veri.

Ai tha se në këto momente situata është nën kontroll dhe e qetë por bëri të ditur se rreziku ekziston.

Dugolli tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të jetë me e ashpër sa i përket identifikimit dhe dënimit të kësaj që ndodhi me 24 shtator.

“Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë, AKI-ja dhe organet ligjzbatuese janë të vëmendshme dhe janë duke përcjell në hollësi lëvizjet e njerzve të dyshimtë, grupacioneve të dyshimta dhe tani për tani mund të them se situata është nën kontroll dhe është e qetë. Ajo që mund të themi me siguri është se tentativa për të ringjall një ndjenjë të urrejtjes ndëretnike mes shqiptarëve dhe serbëve, duke instrumentalizuar qytetarët serbë ajo veq se ka dështu. Është i mirseardhur ky lajm për shkak se ne nuk dëshirojmë që qytetarët serbë të bëhen pre e kësaj loje të pistë, të Vuçiqit i cili po i mban peng zhvillimet në Kosovë, zhvillimet që ne po tentojmë të vendosim rend dhe ligj, të integrojmë qytetarët serbë në jetën institucionale dhe atë shoqërore”

“Prandaj rreziku ekziston edhe për një fakt tjetër, për shkak se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të jetë më e ashpër sa i përket identifikimit dhe dënimit të kësaj që ndodhi me 24 shtator. Nëse nuk merr një dënim të merituar karshi kësaj që shkaktoi në Kosovë, grupe të caktuara që janë të dirigjuara nga Serbia ato do të inkurajohen dhe trimërohen edhe për sulme të tjera, prandaj është shumë e domosdoshme që Bashkësia Ndërkombëtare ta dënojë këtë sulm dhe ta bëjë përgjegjëse Serbinë sepse të gjitha faktet dhe argumentet që ne posedojmë, edhe organet e rendit dhe të hetuesisë qojnë në atë drejtim se Serbia është përgjegjësaj kryesore për këtë që ndodhi me 24 shtator” deklaroi Dugolli në Blic Interview raporton Gazeta Blic.