BLIC.TV

A do të ketë ndryshim kufijsh me marrëveshjen Kosovë Serbi, Pacolli habit me deklaratën e tij

04/23/2021 20:57
nga:A. R.

Ish minstri i Punëve  të Jashtme ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë Serbi dhe marrëveshjen finale mes dy vendeve. Siaps Pacollit dialogu nuk duhet dhe nuk do të duhej të jetë prioritet i pestë apo i gjashtë. Sipas Pacollit marrëveshja me Serbinë duhet të kryhet.

“Unë besoj se qeveria Kurti është e vetëdijshme se dialogu nuk mund të anashkalohet do të ketë presion për dialogun dhe është mirë që do të ketë dialog për arsye se askush as Albin Kurti as unë e as ti, as akush  nuk ka të drejt që t`ua lë fëmijeve tanë një barrë të tillë e ne duhet të bëjmë çmos që të vijmë deri te një marrëveshje valide, kualitative me Serbinë . Së pari një dokument  apo hartë e dizajnuar në Slloveni nuk më frikëson fare shkallavitjet e dikujt janë shprehje e ndjenjave të dikujt, jo serioze dhe nuk ka asnjë shanc që të jetë reale ose të impelmentohet…. nuk besoj se ka shqiptar në këto troje që mendon për ndryshim kufijsh. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh, bashkim të territoreve ( bashkimi me Shqipërinë) nuk do të ketë demografik, vetëm në Bruksel do të ketë bashkim dhe ne jemi në këtë drejtim dhe duhet ta kryjme këtë’, thotë ai.