I ftuari i radhës në emisionin ‘Blic Interview’ është deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Derisa po flitej për zgjidhjen e çështjes së Presidentit, Dugolli është pyetur se ‘nëse PDK-ja e propozon Bedri Hamzën a do t’a votonin për President?’.
Dugolli u përgjigj shkurt….’le ta propozojnë, hipotetikisht nuk përgjigjem, le ta propozojnë dhe le t’a shohim. Në momentin kur ata propozojnë një emër, jemi këtu edhe t’i do të më thërrasësh apo kushdo tjetër dhe do t’a keni përgjigjen. Unë po them se nuk po kanë propozime. Në momentin që kanë propozime kjo punë zgjidhet. Natyrisht duke mos qenë figura kompromentuese, figura që nuk i plotësojnë ato kriteret për të cilat edhe ata vetë kanë qenë të interesuar që të gjejnë figura të tilla. Kjo punë mendoj se është e zgjidhshme, vetëm duhet një vullnet politik. Por deri tani nuk e kemi pa një vullnet të tillë sepse nuk e kanë çështjen me Presidentin por e kanë me qeverinë Kurti, me rezultatin e 2025″ deklaroi Dugolli.
Ai ka deklaruar se Vetëvendosje nuk i frikësohet shkuarjes në zgjedhje pas rikthimit në politikën aktive të Vjosa Osmanit.
“Jo aspak nuk i frikësohemi sepse në politikë duhet të jesh i gatshëm gjithmonë që në fund të ballafaqohesh me qytetarët. Në politikë kjo çështja e kërkimit të votës është ajo dritarja që asnjëherë nuk bën të mbyllet sepse ajo është çelësi i demokracisë. Në fund qytetari e vendos për secilin a kishte apo s’kishte të drejtë prandaj ne nuk i frikësohemi por udhëhiqemi nga parimi që zgjedhje qytetarët kanë patur mjaftueshëm” deklaroi Dugolli në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


