• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hoti: Kurti është versioni më i keq i autokratit, po thellohet kontrolli në qeverisje

11/27/2026 21:31
nga:L J

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen qeverisëse të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si “versionin më të keq të autokratit”.

Në një intervistë në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Hoti ka thënë se gjatë muajve të këtij mandati, vërehet tendencë për thellimin e qasjeve të gabuara në qeverisje dhe për vendosjen e kontrollit.

“Gjatë këtyre muajve të këtij mandati krejt çka shoh është tendencë të thellohen më tutje qasjet e mbrapshta në qeverisje dhe tendenca shumë e madhe të vendosjes së kontrollit. Është versioni më i keq i autokratit”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si është trajtuar opozita në procesin e shqyrtimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

“Ka pesë vite që jam në Komisionin për Buxhet të Kuvendit të Kosovës. Qasja elementare në mes të mazhorancës dhe opozitës, në veçanti kur vjen puna për buxhetin, është ligji që i përcakton se si mblidhen dhe si shpenzohen taksat e qytetarëve. Është një e treta e të ardhurave të qytetarëve që mblidhet përmes institucioneve shtetërore dhe pastaj shpenzohet. Asnjë amendament kurrë në këto vite nga opozita nuk ka kaluar, që është qasje tipike e një autokrati”, ka thënë Hoti./GazetaBlic