• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nait Hasani propozon Fatmir Xhelilin dhe Xhavit Halitin për kryetar të PDK-së

10/23/2026 21:51
nga:L J

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i ftuar në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, ka përmendur dy emra që, sipas tij mund ta plotësojnë profilin për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë i kam dy që mund ta plotësojnë. Fatmir Xhelili është mjek specialist, neurolog, ish-ushtar i UÇK-së, ish-zëvendësministër dhe ish-deputet, që i plotëson kriteret që të jetë një nga ta”, ka deklaruar Hasani.

Si emër të dytë, ai ka përmendur Xhavit Halitin, për të cilin ka thënë se është njohës i mirë i rrethanave politike, si të së kaluarës, ashtu edhe të aktualitetit.

Sipas Hasanit, përvoja e Halitit si deputet në disa mandate, roli i tij gjatë luftës dhe lidhjet me diplomatë e shtete të ndryshme do të mund të kontribuonin në udhëheqjen e partisë.

“Xhavit Haliti është njohës i mirë i rrethanave politike të kohës dhe të tashmes, deputet në disa mandate. Është përfaqësim i drejtë, sepse ka qenë një ndër njerëzit kryesorë gjatë kohës së luftës. I ka lidhjet e veta me diplomatë dhe shtete të ndryshme që mund të japë kontribut të jashtëzakonshëm për përfaqësimin e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave tona si shtet”, ka thënë Hasani.