• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Lutfi Haziri: Ata që kanë vendosur t’i bëjnë Dhomat e Specializuara nuk e kanë pasë keq

10/10/2026 10:37
nga:Genita C

Lutfi Haziri ka deklaruar se vendimi i vitit 2015 për krijimin e Dhomave të Specializuara nuk ishte i gabuar, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, në atë kohë ishin dy mundësi: krijimi i një Tribunali për Kosovën nga OKB-ja ose themelimi i Dhomave të Specializuara përmes institucioneve të Kosovës.

Haziri tha se zhvillimet e fundit, përfshirë ndryshimin e ligjit dhe rolin e Kuvendit, tregojnë se vendimi i atëhershëm i kishte dhënë Kosovës një rol në këtë proces.

“Kjo që ka ndodhë me ndryshimin e ligjit dhe rolit të Kuvendit të Kosovës ka treguar që në vitin 2015, ata që kanë vendosur t’i bëjnë Dhomat e Specializuara nuk e kanë pasë keq, sepse kanë zgjedhë mes dy opsioneve: Tribunal për Kosovën nga OKB ose Tribunal për vetveten. Kjo po të tregon drejt se atëherë kur është vendosur, ty të ka dhënë rol, nuk ka qenë gabim”, tha Haziri në Blic Interview me Astrit Gashin.