• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Behrami: Specialja ka arrit me i frikësu popullatën me teknika të Serbisë, mbi 100 dëshmitarë kanë qenë ‘dëshmitarë të dyshuar’

09/18/2026 22:20
nga:Y I

I ftuari i radhës në “Blic Interview me Astrit Gashin” është deputeti i PDK-së njëherësh ish-këshilltar i Thaçit, Artan Behrami.

Ai duke folur për aktgjykimin dënues për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, tha se Gjykata Speciale një gjë e ka arrit, me i frikësu popullatën me teknika të Serbisë.

Behrami tha se mbi 100 persona kanë qenë dëshmitarë të dyshuar që i bjen “që t’i thua qa të them unë, ose fol kundër Hashim Thaçit ose t’i hyn në burg”.

“Unë mendoj se jemi vonë, në fillim të krejt procesit e pata citu një gazetar të AFP-së në Hagë, i cili ka përcjellë shumë gjatë proceset atje. Kur i ka pa ligjet, rregulloret, edhe i ka pa personalitet që po shërbejnë aty ai më patë thënë….”Artan nuk e di qysh populli i Kosovës mundet me flejtë shlirë me këtë monstrum juridik të krijum këtu”…. pa nis mirë puna e tyre, një njeri kredibil, gazetar shumë-vjeçar që ka përcjell Tribunalin e Hagës edhe që ishte i bindur se kjo në aspektin e kualitetit të njerëzve tha është ‘liga e shtatë’ edhe kështu ka dalë”

“Eshtë e vërtetë që ne për një kohë të gjatë nuk kemi arrit, sepse Gjykata Speciale një gjë e ka ba, ka arrit me i frikësu popullatën me teknika besoj të Serbisë. Për shembull qysh ka frikësu…kanë qenë mbi 300 dëshmitarë, prej tyre një pjesë shumë e madhe dëshmitarë që kurrë nuk kishin shku me dhanë intervista për Prokurorinë por ata nuk kanë qenë veç dëshmitarë, ata kanë qenë dëshmitarë të dyshuar dhe rrjedhimisht për me ua sqaru njerëzve se çfarë i bjen kjo, i bjen “që t’i thua qa të them unë, ose fol kundër Hashim Thaçit ose t’i hyn në burg’. Jo të gjithë, por shumica absolute kanë qenë dëshmitarë të dyshuar, mbi 100” deklaroi Behrami në Blic Interview me Astrit Gashin raporton “Gazeta Blic”.

VIDEO: