Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka folur në lidhje me refuzimin e projektit të gazit amerikan.
Bellaqa në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ tha se nëse projekti i gazit amerikan është agjendë shtetërore e qeverisë amerikane, s’duhet të refuzohet, por nëse është projekt i ndonjë kompanie amerikane që mund të jetë aksionar me ndonjë kompani tjetër, duhet të analizohet kosotoja financiare.
“Nëse projekti i gazit amerikan është agjendë shtetërore e qeverisë amerikane, unë sygjeroj se nuk do të duhet të refuzohet por nëse është projekt i ndonjë kompanie amerikane që mundet të jetë aksionar me ndonjë kompani tjetër që mundet të jetë pronar psh një kinez atëherë nuk është axhendë shtetërore dhe duhet analizuar edhe kostoja financiare. Sipas logjikës ekonomike dhe informatave në terren gazi përdoret shumë pak dhe nuk e zëvendëson energjinë elektrike dhe ne kemi nevojë të ndërtohet një termocentral i energjisë elektrike pasi ka thëngjill të mjaftueshëm, gjithashtu duhet të orientohet nga burimet vendore të brendshme sidomos nga energjia e ripërtritshme si energjia solare dhe energjia me erë. Do të duhet të rriten kapacitetet energjitike në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme, të krijohet një stabilitet energjitik sepse mbi 90% përdoret energjia elektrike ndoshta as 10% nuk përdoret gazi kështu që është një kosto e lartë, po flas sipas logjikës ekonomike” deklaroi Bellaqa.
Eksperti i ekonomisë, Bellaqa, potencoi se nëse ky projekt nuk është agjendë shtetërore e SHBA-ve, duhet të refuzohet pasi ka një kosto të lartë financiare për buxhetin e Kosovës.
“Nëse ka agjendë shtetërore direkt nga qeveria amerikane nuk duhet të refuzohet përndryshe nuk duhet t’a pranojmë sepse është një kosto e lartë financiare për buxhetin e Kosovës edhe nuk është bërë një plan i fizibilitetit i arsyeshmërisë ekonomike. Së pari do të duhej të bëhej një plan i fizibilitetit të arsyeshmërisë ekonomike, me vlerësu sa është kostoja, sa ka kapacitete, sa ka mbulueshmëri, sa ka kërkesë në këtë rast dhe jo të merret një vendim ad-hoc. I kam dëgjuar zërat nga partitë opozitare mirëpo duhet analizuar, në këtë rast duhet qeveria e Kosovës t’a analizojë dhe të merr një vendim adekuat edhe mos të prishen raportet me Shtetet e Bahkuara të Amerikës. Mirëpo i kanë dhënë më shumë propagandë politike sesa ekonomike, por në këtë rast kjo nuk është një çështje që duhet të politizohet kjo është një çështje që duhet ekspertët e ekonomisë dhe institucionet përgjegjëse duhet të analizojnë dhe japin ekspertizën e vet në mënyrë profesionale dhe ekonomike dhe jo të jepet një konotacion politik” deklaroi eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


