• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Skyfter Blakaj: Kosova do t’i sillte freski Botërorit, do ta bashkonte edhe popullin tonë

06/26/2026 22:58
nga:Mergim Rreci

Komentatori i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Skyfter Blakaj, i ftuar në emisionin “Blic Interview”, prodhim i GazetaBlic, ka folur edhe për mungesën e Kosovës në Kampionatin Botëror, duke theksuar se “Dardanët” kanë qenë shumë pranë realizimit të një ëndrre historike.

Blakaj u shpreh se Kosova ka qenë e pafat në rrugëtimin e saj drejt Botërorit, ndërsa shtoi se prania e saj në një kompeticion të tillë do të ishte një vlerë e shtuar jo vetëm për aspektin sportiv, por edhe për vetë atmosferën e turneut.

Sipas tij, zgjerimi i formatit të Kampionatit Botëror ka sjellë debutimin e shumë përfaqësueseve të reja, ndërsa beson se edhe Kosova do të kishte qenë një histori e bukur suksesi në mesin e tyre.

“Kosova ka qenë shumë e pafat që nuk ka shku në Botëror. Do të kishte freski ky kampionat me Kosovën, edhe pse po e vërejmë që ka shumë shtete që debutojnë. Për ne, me Kosovën do të ishte fantastike”, deklaroi Blakaj.

Ai theksoi se një kualifikim historik do të kishte ndikim edhe përtej futbollit, duke krijuar një atmosferë uniteti në vend.

“Do ta bashkonte edhe popullin tonë që është shumë i përçarë”, u shpreh ai.

Në fund, Blakaj bëri edhe një koment me humor lidhur me paraqitjet e Turqisë në Botëror.

“E kam një përshtypje që nemat tona e kanë zënë Turqinë”, deklaroi Blakaj në “Blic Interview”.

/GazetaBlic/