• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Nuk e kemi problem pragun”, Arifi: Kemi të gjitha parametrat për rezultatin më të mirë ndër vite

06/06/2026 17:12
nga:Sh R

I ftuari i radhës në emisionion Blic Interview me Astrit Gashin ishte kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Avni Arifi, raporton GazetaBlic.

Arifi ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ndjek një strategji të re politike, e cila synon të shtrijë mesazhin e partisë te çdo qytetar i Kosovës dhe jo vetëm te elektorati tradicional i saj.

Sipas tij, AAK-ja në të kaluarën ka pasur një bazë të organizuar votuesish, ku kandidatët njihnin në detaje mbështetësit e tyre përmes lidhjeve familjare, traditës dhe angazhimit politik ndër vite.

“Aleanca në të kaluarën e ka pas një sistem që i ka njoft votuesit e vet, mundem me thënë që në mënyrë manuale ku njerëzit i kanë votat e veta dhe hyjnë në garë, Aleanca ka qenë ndër partitë më të fuqishme në Kosovë, se përshembull një deputet i Aleancës që është zgjedh deputet me 8000 vota, i ka ditë saktë se ku i ka votuesit e vet, sepse ka qenë e kaluara e tij, lidhjet familjare e tradita familjare që i kanë bë vota. Kurse partitë e mëdha, ka deputet që i ka 100 mijë vota edhe i thu a e dinë ka i ki, nuk e dinë as 500 ku i ka.

Po përpiqet me bë shmangjen, strategjia e kryetarit Gjini është me deportu me forma tjera te cdo qytetar i Kosovës, jo vetem te votuesit e Aleancës, me njoft cdo qytetar i Kosovës, me njoft Aleancën, me njoft vizionin e saj, me njoft programin e saj dhe po besoj që kjo strategji do të jep efekt sepse interesat tona, interesat e Aleancës, vizioni i Aleancës është në përputhje të plotë me aspiratat dhe me vullnetin e njerëzve që i ka Kosova në cdo pjesë të territorit të saj. Një strategji ku nga krijmi i një mekanizmi që mbledh votën në një mekanizëm që depereton te cdo qytetar i Kosovës me mesazhin e tij besoj se do të ketë sukses”, tha ai.

Duke folur për ndryshimet në udhëheqjen e partisë, Arifi tha se kandidatura e Ardian Gjinit pritet të sjellë vota të reja për AAK-në, pa cenuar mbështetjen ekzistuese të partisë.

Ai shtoi se AAK-ja nuk e sheh pragun zgjedhor si sfidë, por është e fokusuar në rritjen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Po pres që Ardiani ka me pru votë të re, kjo sepse ne nuk e kemi pas një situatë klasike ku kryetari është shkarku apo ka pas paknaqësi, krejt Aleanca e don Ramushin dhe kanë dashtë me vazhdu, ka qenë vullnet i tij dhe është pjesë e ekipës dhe lufton për Aleancën dhe kjo ka ndiku që ne mos të humbim votë ekzistuese por të zgjerojmë potencialin për votë të re, kemi kandidat që bien votë të re në listen e Aleancës. I kemi krejt parametrat për me pas një rezultat ndoshta më të mirin qe një kohë të gjatë. Aleanca nuk e ka problem pragun. Luftën e kemi qysh me pas një rezultat sa më të mirë me rrit përfaqësimin.

Po përpiqemi maksimalisht për me pas një përfaqësim të duhur në Kuvend, me pas shumë më shumë deputet sesa që kemi dhe është luftë e madhe që me pas një përfaqësim. Sepse në Kuvend të Kosovës me 5-6 deputet kemi arrit me ngrit zërin në temat më të rëndësishme. Nuk janë të pakët ata që thojnë se e vetmja opozitë ka qenë Ramush Haradinaj e ai është nga Aleanca, e na po përpiqemi që me u bë disa vetë që me i dhënë eko zërit të Ramush Haradinajt. Unë i takoj brezit të ndërtimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, kam kalu nëpër të gjitha sfidat, i di dobësitë dhe të mirat që mujm ne me i pas në një politikë më efektikve”, përfundoi Arifi për GazetaBlic.