I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari në ardhje i AAK-së, Ardian Gjini.
Gjini ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë dhe krizën në të cilën ndodhet vendi.
Ai tha se kryetari i LVV-së, Kurti, i kërkon 60% të votave por nuk tregon se pse i do ato vota.
Sipas tij i njëjti (Kurti) ‘puro’ pastër po kërkon poste.
“Prej dy anëve po e shoh këtë pyetje. Pjesa e parë është….’çka nëse me jepet mundësia me nxjerr Kosovën prej krize, ç’ka bëj?….atëherë filozofia ime jetësore është që nëse e ke një ‘mal me kalu, nisja’, edhe e bën radhitjen e punëve që janë esenciale edhe nis me i kry. Nuk bëhen brenda ditës, nuk bëhen brenda natës, duhet me u kujdes për nevojat imediate të popullit se nuk mundesh me i thënë popullit ‘flej ti derisa t’i kryej punët unë’, jo, njerëzit duan të jetojnë për çdo ditë, kanë nevoja të përditshme, është komplekse. Nga ana tjetër, në aspektin politik, edhe të partive politike përderisa unë dëgjoj njerëz në Kosovë të cilët thonë…’po i du 60% e nuk të kallzon pse i do ato 60%, e nuk ka me i marrë ato 60% , atëherë jemi në problem na. Kur dikush thotë ashtu po i dua 60%, ai është duke thënë po i dua se dua të zgjedh Kryeminstrin, Presidentin dhe Kryeparlamentarin. Krejt çfarë fola unë deri tani është se kur të dalim në zgjedhje, politikani duhet me i kallzu popullit çka do me bë në momentin që e merr postin, jo me i kallzu që veç po don me marrë postin. Dikur na ka pas lodh duke thënë po duan veç poste veç poste tani është duke dalë ‘puro’ pastër, me gojë të vet edhe po thotë veç poste është duke dashtë. Kosova nuk ka kohë, jemi shumë vonë, vendet tjera janë duke u zhvillu ma shpejt se na, kjo duhet me na çmend të gjithëve, duhet me i dhan vetes zor, jo për hir të posteve tona, por a po duam të pajtohemi na, se të gjitha vendet e rajonit, mos të flasim për Evropën po zhvillohen më shpejt se na. Nuk guxojmë ne me flejt kështu….pse mundet me ndodh është çështje të cilën na duhet me provu me evitu. Partitë politike në Kosovë duhet me provu me evitu” tha Gjini në Blic Interview.
Ai potencoi se Kosova duhet të nxirret urgjentisht nga gjendja ku ndodhet.
“Duhet me nxjerr Kosovën prej kësaj gjendje, nuk guxojmë me lan kështu, se jemi duke humbur shumë në jetën tonë, s’po don askush të jetojë në Kosovë. Gati e kemi dorëzu këtë vend. Unë jam tepër i shqetësuar, po deri me datën 7 në darkë, kur kryhen votimet, ne duhet me i kry punët tona po atëherë duhet me qenë serioz me i kry punët tona edhe prejt të 8-tit. Bindja ime është që kemi forca politike që diçka tjetër kanë në mendje, nuk e kanë në mendje kompromisin, atë cakun e përbashkët, nuk e kanë ndjenjën se nëse e ndërtojmë ëndrrën, cakun, ka me qenë pak e rëndësishme kush qeveris por e rëndësishme është kush qeveris jo për çka qeveris, kjo është brengosja ime” tha Gjini në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.


