• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pse Albin Kurti nuk e kandidoi Vjosa Osmanin për presidente?

04/24/2026 23:33
nga:G B

Sipas ish deputetit të LDK-së, Arben Gashi, më shumë u duk si raport personal se sa politik.

“Më shumë u duk si raport personal sesa politik. Sepse ajo çka deklaroi Osmani, kujdesi ndaj qeverisjes Kurti, data e zgjedhjeve, u pa që ajo është munduar që të jetë në një linjë me Kurtin por z.Kurti në fund duket se për arsye që janë të pashpjegueshme për opinionin publik vendosi që të mos e rikandidojë dhe të mos i japë një mundësi tjetër”, ka thënë ai për Blic Intervieë me Astrit Gashin.

Sipas tij, e gjitha duket se ishte çështja e protagonizmit ndërkombëtar.

“Sa po mund ta shoh unë është çështje protagonizmi ndërkombëtar dhe z.Kurti edhe si pasojë e sanksioneve ka pasur mungesë të theksuar të pranisë ndërkombëtare në aspekt të protagonizmit të tij në vendimmarrjen ndërkombëtare, dhe zonja Osmani në mungesë të konstruktivitetit të qeverisë, e ka mbuluar atë atë hapësirë dhe si duket ajo e ka penguar z.Kurti dhe nuk do një president që ka prezencë të theksuar ndërkombëtare”, ka vlerësuar Gashi.

Për të kjo duket e paarsyeshme, pasi Osmani për pesë vite ka qenë e rreshtuar në anën e Kurtit.

“Në fakt është e paarsyeshme sepse presidenti i Kosovës nuk është se ka shumë kompetenca. Publikisht ajo ka qenë e rreshtuar krah z.Kurti për këto pesë vite si presidente”, ka deklaruar ai./Gazeta Blic/