Kryeministri Kurti ka thënë se nuk mund t’ia japë postin e presidentit opozitës, pasi nuk ua ka dhënë populli.
Por, ish deputeti i LDK-së, Arben Gashi, thotë se populli nuk ia ka dhënë as atij këtë post.
“Po as zotit Kurti nuk ia ka dhënë presidenti populli”, ka thënë ai për Blic Intervieë me Astrit Gashin.
“Po nuk ia ka dhënë tetëdhjetë për qind. Pra, kështu është, kështu është problemi që e thashë më herët. Bëhet kuptimi për Kushtetutën dhe përgjegjësinë institucionale. Është e vërtetë që zotit Kurti qytetarët e Republikës së Kosovës ia kanë dhënë komoditetin e shumicës qeverise, por nuk ia kanë dhënë komoditetin absolut të pasjes së dy të tretave për të vendos për gjithçka. Pra, këtu duhet kompromis. Prapë nëse shkojmë në zgjedhje në muajin, fund majit ose në fillim qershorit, ne ripërërdojmë situatën dhe duhet kompromis. Pra, dy të tretat është, kufiri ku duhet të gjendet zgjidhja për të pasur një president të Kosovës”, ka vlerësuar ish deputeti.
Gashi ka kujtuar deklaratat e Kurtit për formim të institucioneve e kompromisin për presidentin.
“Për ditës parë, nëse kujtohet, zoti Kurti ka pasë ato katër, pesë hapat që thoshte. Më së pari duhet të konstituohet Kuvendi, e dyta zgjedhja e qeverisë, e treta të ratifikohen marrëveshje ndërkombëtare, e katërta të ratifikohen ligjet që kanë interesa financiare të Kosovës dhe e pesta ç’shkojmë te hapi i presidentit. Pra, ai nuk ka nënkuptuar në asnjë moment kompromis për kryetarin e Kuvendit, për qeverinë apo për marrëveshje ndërkombëtare. Kompromisin e kalon si mundësi te presidenti dhe kur vihen te momenti i presidentit, zoti Kurti thotë “jo, jo, nuk ka kompromis për presidentin. Hajde, nëse doni, hajde në qeveri se po ju japi mundësinë e rotacionit të kryetarit të Kuvendit”. Pra, ka një shkallë ilogjike në mënyrën e diskursit të tij publik dhe politik, por të njëjtën kohë nuk ka një qëndrim më të ashpër prej partive opozitare që me, thënë se ku është e vërteta këtu. A je në pozicionin e parë apo në pozicionin e dytë? Sepse nuk mund të jenë dy të vërteta në të njëjtën kohë”, është shprehur ai.
Ai ka deklaruar se oferta e Kurtit e bërë ndaj LDK-së ishte bërë në mënyrë që të refuzohet.
Gashi ka shtuar se nuk e di se si Kurti mendon se këto lojëra politike do t’i dalin mirë në proces zgjedhor.
“Po, sipas dizajnit qysh është ndërtuar, unë mendoj që është bërë një ofertë për, për me u refuzuar, sepse nëse në vazhdimësi thua që unë kam marrë votën qytetare për qeveris dhe këtë votë qytetare për qeverisje nuk e tradhtojnë kuptimi politik që nuk ja japi dikujt tjetër, qeverinë e kam maj vet, atëherë kur janë ulë bisedime kanë thënë që tri funksionet kryesore të shtetit, presidenti, kryetari i parlamentit dhe kryeministri nuk mund t’i takojnë një partie, sepse edhe vetë funksioni i prej dy të tretave është funksion i një imponimit kompromisit më të gjerë. Atëherë zoti Kurti ka thënë “ok, po ju japi kryetarin e Kuvendit me rotacion”. Pra, po e heqim kryetaren aktuale të Kuvendit, po e bëjmë nënkryetaren në funksionin që e keni ju dhe nënkryetarin po e bëjmë kryetar të Kuvendit që, po jo te funksioni i presidentit. Pra, nuk është tema më te kryetari i Kuvendit dhe as te qeveria. Tema është te presidenti dhe si duket këto janë lojëra politike të cilat zoti Kurti mendon se i dalin mirë politikisht në proces zgjedhor. Është e drejtë e tij, por mendoj se është e dëmshme për Kosovën dhe për interesin e Kosovës, për interesin e qytetarëve të Kosovës që të ketë kaq shpesh zgjedhje. Zgjedhjet e shpeshta po bëhen të dëmshme edhe për ekonominë, edhe për stabilitetin institucional, por edhe për raportet ndërkombëtare të Kosovës”, ka potencuar ai.
Gashi ka theksuar se oferta është bërë për t’u refuzuar.
“Janë, janë ofruar për me u refuzu. Nuk ka pasë mundësi me i marrë”.
“Në interpretim të drejtpërdrejtë nuk ka, të paktën publikisht nuk ka ndalë diskutimi që ka pasur bisedime për program, për ide, për objektivat të përbashkëta, për qëllimet të përbashkëta. Pra, nuk ka pasë kurgjo e cila është ndërtu në një bashkëqeverisje, në konceptin e bashkëqeverisjes. Ka pasë një ofertë për një matematikë, për zgjedhjen e presidentit. Pra, ajo matematikë është e vështirë realizueshme dhe e vështirë pranueshme prej LDK-së”./Gazeta Blic/


