Në një rrëfim për dokumentarin “Expose” vjen ish-ushtari i UÇK-së dhe i burgosuri politik, Nijazi Kryeziu.
Kryeziu tregon me detaje për njohjen, bashkëpunimin dhe miqësinë me ish-krerët e UÇK-së dhe ish-udhëheqësit e shtetit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Ai potencoi se që pas lirimit të burgut e deri më sot gjithmonë ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Hashim Thaçit.
“Pasi jam liruar nga burgu me 27 Mars të vitit 2001, pas dy-tre ditësh i kam rivendos prapë kontaktet me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe me të gjithë shokët dhe jam aktivizu në Partinë Demokratike. Dhe që nga viti 2001 e deri më sot kam qenë gjithmonë bashkëpunëtor i Hashim Thaçit dhe në të njëjtën kohë, kur Thaçi është bë President i Kosovës, kam qenë bashkëpunëtor, këshilltar dhe njeri shumë i afërt i Kadri Veselit”
“Unë mendoj se Hashim Thaçi ka qenë së bashku me shokë kreatori i asaj që ka pasu në Kosovë, sidomos pas 99-tës mbylljes së luftës. Në momentin që Hashim Thaçi ka bërë hapat e tij në politikë, e ka shikuar shumë më gjerë peisazhin e zhvillimeve politike dhe ka qenë njeri i cili ka dit hap për hap ku do ta qoj vizioni i tij së bashku me partnerët ndërkombëtarë edhe vendorë por natyshit edhe me njerëzit që i ka pas krah për krah në Partinë Demokratike. Mendoj se vizioni i tij edhe sot dëshmohet që ka qenë vizion i kohës”
Ai pati kritika të forta në drejtim të Gjykatës Speciale duke e cilësuar si ‘të shpifur dhe të gërrditshme’
Kryeziu tha se ish-krerëve të UÇK-së të burgosur në Hagë i’u është shkelur çdo e drejtë dhe se të njëjtit janë mbajtur peng.
Ai potencoi se mungesa e tyre në Kosovë gjatë këtyre viteve ka bërë që orientimi i Kosovës të devijojë dhe çalojë.
“E para, për mua Gjykata Speciale është proces i shpifur edhe i gërrditshëm. Nëse ju kujtohet ka lind nga një projekt famëkeq për trafikimin e organeve dhe pastaj u shmang, deviju nga ajo temë dhe e dyta është një sistem burokratik i cili burimet e të gjitha informacioneve i mer nga organet e sigurisë serbe, nga dëshmitarët por edhe nga njerëzit që ja bëjnë edhe sot argatin Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës. Eshtë shkel çdo e drejtë qoftë edhe me ligjet mbi bazën e të cilave është votu në Parlamentin e Kosovës , projekti i ‘Dhomave të Specializuara’. Ata janë mbajtur peng, janë mbajtur pa asnjë të drejtë njeriu bazuar në Konventat Ndërkombëtare”
Kryeziu beson fortë dhe fuqishëm që do të ketë një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së dhe sipas vetëm një vendim i tillë e kthen drejtësinë e vonuar.
“Në bazë të asaj që është edhe publike, unë mendoj se nuk lidhen direkt asnjëri nga të akuzuarit me ndonjë krim specifik ose me ndonjë dëshmi relevante. Për ata vetëm lirimi e kthen drejtësinë e vonuar” deklaroi Kryeziu për dokumenatrin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


