I ftuari i radhës në Blic Interview është deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Dugolli ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe çështjen e Presidentit.
Ai tha se qëndrimi i tyre si subjekt politik nuk ka ndryshuar dhe se janë të interesuar të gjejnë një figurë konsensuale.
“Tani jemi në situatën kur Kuvendi po zhvillon punimet, është në gjendje të merr vendime që janë të shumta edhe besoj që gjatë kësaj kohe përveç temës për të cilën e nisët këtë intervistë, pra çështja e Presidentit ne kemi edhe vendime të tjera mjaft të rëndësishme që do të duhej t’i kryenim ditëve në vijim. Por tema e Presidentit natyrisht që është në ‘tavolinë’, është për shkak se është e pazgjidhur dhe si e tillë kërkon një angazhim për t’a kry këtë temë që qytetarët mos t’i detyrojmë edhe njëherë të shkojmë në zgjedhje. Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka ndryshu, është i njëjtë, jemi të interesuar që të gjejmë një figurë konsensuale”
I pyetur nga gazetari Çollaku se pse Osmani në vitin 2021 ‘ishte figurë konsensuale dhe tani jo’, Dugolli pati këtë përgjigje.
“Nuk ka qenë figurë konsensuale sepse në takimet e para që zoti Kurti ka zhvillu edhe me partinë Demokratike edhe me Lidhjen Demokratike, përveçse kanë deklaru, ‘duhet t’a gjejmë një figurë konsensuale ata kanë thënë se ‘Vjosa Osmani nuk është ajo figurë që mund t’a konsiderojmë si konsensuale’. Natyrisht që Vetëvendosja që në fillim ka thënë se jemi të interesuar që t’a zgjidhim çështjen e zgjedhjes së Presidentit për shkak se ne nuk i kemi 80 vota dhe ato 80 vota bëhen me opozitën dhe jo me 66 vota. Natyrisht se pas kësaj bisede zoti Kurti ka tentu që të gjen mirëkuptim dhe t’a gjejnë një figurë unifikuese, konsensuale me partitë opozitare, kryesisht me PDK-në dhe LDK-në por e gjithë ajo kohë kaloi dhe nuk pati një gadishmëri dhe vullnet që të ecet përpara, të gjendet një figurë, sepse nuk kishte emra”.
Dugolli deklaroi se ‘PDK-ja dhe LDK-ja nuk kanë patur votë për Vjosa Osmanin’.
“Të jemi të qartë këtu, as PDK-ja dhe as LDK-ja nuk kanë patur votë për Vjosa Osmanin. Në atë kohë e vetmja,Vjosa Osmani, ka qenë si kandidate që ka shpreh vullnetin, pra vetëm për një emër e kemi dit që ka pretendime dhe natyrisht duke qenë në këtë situatë është bisedu emri i saj dhe ata kanë thënë se kjo nuk është opsion që do të mund t’i merret votat tona. Prandaj një deklarim i mëvonshëm i zotit Abdixhiku ka qenë që mund të merret në konsiderim por edhe atëherë nuk ka qenë një ‘po’ e sigurtë sepse ju e dini se edhe në Lidhjen Demokratike nuk kanë qenë unik sa i takon votave për Vjosa Osmanin apo për cilëndo kandidaturë”deklaroi Dugolli në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


