• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rukiqi: Problemi i presidentit është politik – nuk mund të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, shumica parlamentare duhet të veprojë

03/27/2026 22:03
nga:Sh R

I ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, ishte Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Rukiqi, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit në vend është problem politik, ku thotë se nga një problem politik po e bartim problemin tek Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij, Gjykata vetëm konstaton detyrimin për shpërndarjen e Kuvendit në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, respektivisht deri në 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

“Jo në fakt, Gjykata e konstaton që Kuvendi duhet të shëprndahet në rastin kur nuk zgjedhet presidenti në atë afatin e skajshëm kohorë, pra deri në 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit\es aktuale. Problemi është politik, nëse kish pas vullnet shumica e cila e ka numrin më të madh, cka me bë LDK me 15, nëse pret prej LDK me jep zgjidhje këtij problemi që është politik, thellësishit politik sigurisht është e pamundshme. Nga një problem politik po e bartim problemin pastaj te Gjykata, atje pastaj po ka interpretime të cilat sigurisht edhe në funksion të ruajtjes, një far lloj balanci politik apo të rujtjes së funksionalitetit të institucioneve”, u shpreh ai.

Rukiqi shtoi se Gjykata Kushtetuese, në vendimet e saj ndër vite, ka tentuar të ofrojë zgjidhje funksionale për situata të krijuara nga vetë politika, duke përfshirë edhe rastet e mëhershme si ai i vitit 2014.

“Unë nuk po du me komentu vendimin e Kushtetueses, por Gjykata Kushtetuese në cdo vendim të saj, nëse e merr parasysh prej vitit 2014 apo edhe më herët kur ka qenë rasti Pacolli ka tentu me jep zgjidhje funksionale, pra cështjeve të cilat kanë qenë të krijume prej politikanëve, pra gjithmonë duke tentu me rujt një lloj funksionaliteti të institucioneve dhe duke iu jep hapsirë maksimale zgjidhjeve që duhet të vijnë nga politikanët në këtë rast”, tha ai.

Ndër të tjera, ai shton se Gjykata Kushtetuese nuk mund të zgjidhë problemet që i krijon politika, duke shtuar se përgjegjësia bie mbi shumicën parlamentare.

Sipas tij, një shumicë prej 51% duhet të ofrojë zgjidhje, por mungesa e vullnetit ka bërë që çështja të zvarritet dhe të kthehet në një problem të madh.

“Pra nuk mund ti zgjedh Gjykata Kushtetuese të gjitha cështjet të cilat ne i krijojmë, e në këtë rast i krijon shumica, pra një shumicë me 51% do duhej ti jepte hapsirë dhe zgjidhje këtij problemi. Që është bërë problem tani kogja i madh, pra kemi sa e sa kohë që po e diskutojme dhe nuk po shihet që kjo shumicë ka edhe vullnetin me trajtu si duhet këtë cështje”, përfundoi ai për GazetaBlic.