• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Azemi: Nuk është bërë asgjë për ruajtjen e jetëve dhe dinjitetin e punëtorëve, punëtorë nën 55 vjeç, shumë shpejt s’do kemi!

03/27/2026 21:12
nga:Y I

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një intervistë dhënë për dokumenatrin ‘Expose’ ka folur pas humbjes së jetës së tre punëtorëve nga Kosova në Austri.

Azemi tha se shkakun për largimin e punëtorëve jashtë vendit duhet ta kërkojmë në Kosovë.

Ai theksoi se nuk është bërë asgjë në lidhje me ruajtjen e jetëve dhe dinjitetin e punëtorëve.

Azemi pohoi se është shqetësuese që po largohen punëtorët dhe askush nuk po merret me to.

“Realisht një ngjarje shumë e dhimbshme, një ngjarje që do një analizë se pse erdhi deri tek kjo, një ngjarje e cila është faktor njeriu jo diçka tjetër. E dhimbshme është sepse shkuan për të punuar e për ti ndihmuar familjes dhe familjes ju kthyen në arkivola, është jashtëzakonisht shumë e rëndë. Shkaku se pse shkuan këta njerëz atje duhet të kërkohet pikërisht në Kosovë, edhe nga qeveria e mëhershme edhe nga kjo qeveri që e kemi. Absolutisht nuk kemi bërë asgjë lidhur me ruajtjen e jetëve dhe dinjitetin e punëtorëve. Për hir të kësaj fatkeqësisht për një ditë na vdiqën tre punëtorë. Megjithatë po e bëj një krahasim… në vitin 2025 në Kosovë na vdiqën 32 punëtorë, një shifër alarmante, dhe Kryeministri i Kosovës bëri mirë që shkoi në vizitë tek këta familjar, por pse shkoi, sepse në njëfarë forme nuk ka ndonjë obligim të madh ndaj këtyre punëtorëve, i gjithë obligimi bie mbi Austrinë. Përderisa ne vetëm në vitin 2025 na vdiqën 32 punëtorë, dhe ky Kryeministër jo që nuk shkoi për t’iu shprehur ngushëllime, por ky Kryeministër përkundër gjithë kërkesës sonë me dekada që ta kemi një fond të veçantë për raste të tilla sepse punëtorët po na vdesin dhe ne kemi probleme shpeshherë edhe për cermoninë e varrimit, kjo është shqetësuese për ne. Shqetësim i madh është se na ikën punëtorët dhe shqetësim i madh është fare askush nuk po merret me këta punëtorë që po ndodhin raste tragjike shumë shpesh”

Ai tha se shkaktari kryesor i largimit të të rinjve nga vendi janë udhëheqësit e shtetit.

Azemi potencoi se nëse vazhdohet me këtë trend shumë shpejt punëtorë nën moshën 55 vjeçare s’do të ketë.

“Shkaktari kryesor i largimit të të rinjve nga vendi janë udhëheqësit e shtetit. Unë po them jam fatkeqësisht sindikalist që nga pas-lufta e deri më sot dhe për punëtorët e sektorit privat të Kosovës, nga ata mendohet se vetëm duhet vjelur të ardhura, kontribute, Trustin dhe kontribute të tjera, përndryshe në asnjë rast kurrë nuk e kam parë në gjithë këtë periudhë që së paku t’a kemi një fokus tek kjo kategori e punëtorëve sepse janë mbi 200 mijë punëtorë. Këta punëtorë faktikisht e mbushin arkën e buxhetit të Kosovës dhe për ata nuk është bërë asgjë. Këta janë pozicioni më i diskriminuar sepse ne na kanë trajtuar që vetëm duhet punuar dhe mos të flasim asgjë më shumë. Ky trend i ikjes së punëtorëve, sidomos të rinjve, faktikisht unë mund të them se edhe nja 2-3 vite punëtorë nën moshën 55 vjeçare në Kosovë s’do të mundesh të gjesh sepse ua kemi kriju kushtet për me ik”

“Përpos asaj që po vazhdon trendi i largimit të punëtorëve, realisht në kokën e shumë të rinjve është ngulitur që në momentin kur krijohen kushtet duhet me ik sepse është normale këtu me pagat që i marrin njerëzit nuk mund të jetojnë” deklaroi Azemi në përgjigjen e dhënë për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/