• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Doktori i shkencave juridike i qartë: Kur Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin, vendi shkon në zgjedhje!

03/21/2026 10:38
nga:Genita C

Bardhyl Hasanpapaj, doktor i shkencave juridike, ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai në Blic Interview me Astrit Gashin theksoi se nuk duhet bërë shaka me këtë proces, duke kritikuar partitë politike për qasjen e tyre. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin, vendi detyrimisht shkon në zgjedhje të reja.

Hasanpapaj shtoi se nuk ka hapësirë për interpretime alternative, duke theksuar se çdo relativizim i kësaj çështjeje krijon kaos juridik dhe dëmton funksionimin normal të institucioneve shtetërore.

“Nuk bëhet shaka me çështjen e presidentit. Të gjitha partitë politike po bëjnë shaka dhe duhet ta kuptojnë njëherë e mirë: kur Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin, vendi shkon në zgjedhje. Nuk ka interpretim tjetër. Çdo relativizim i saj pastaj është një kaos juridik; nuk është më asnjë logjikë ligjore që të funksionojë cikli i shëndoshë i institucioneve të shtetit”, thotë ai.

Intervista e plotë: