• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Veç dikush nga familja Jashari është zgjidhje”, Mustafa paralajmëron: Pas 31 marsit, na pret bllokadë e re politike

03/13/2026 21:22
nga:Genita C

Latif Mustafa, analist politik, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka “ngrirë” si Kuvendin e Kosovës ashtu edhe dekretin e presidentes, duke pezulluar çdo interpretim politik dhe duke vendosur një moment reflektimi për institucionet.

Sipas tij, brenda dy muajve pritet të ketë tentativa për zgjedhjen e presidentit, por pa një marrëveshje politike të gjerë, Kosova mund të futet në një cikël të bllokadave të pacaktuara, që do të komplikonte më tej funksionimin e institucioneve dhe stabilitetin politik në vend.

“Bazuar në logjikën e Kushtetutës e cila për momentin është shumë e matur sepse ajo ngriu edhe Kuvendin edhe dekretin, duke stopuar të gjitha interpretimet politike të vendimit Gjykatës dhe Presidentes në këtë rast. Unë mendoj se në logjikën dhe frymën e tyre, Gjykata do ta jap këtë mundësinë e dy mujorit, sepse vendi ka hyrë me dy kandidatë në procedurën e zgjedhjes së Presidentit, brenda këtij dy mujori do të ketë tentativa”.

“Mundësia e vetme në këto rrethana është vetëm familja Jashari ose ndonjë marrëveshje politike që është e vëshirë të ndodhë, në të kundërtën Kosova do të hyjë në një cikël të bllokadave që nuk i dihet fundi”, tha Mustafa për GazetaBlic.

Intervista e plotë: