• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Ramushi do të jetë pjesë e listës në zgjedhjet e ardhshme”, vjen konfirmimi nga Daut Haradinaj

03/06/2026 23:30
nga:Mergim Rreci

Daut Haradinaj ka konfirmuar se Ramush Haradinaj, do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e ardhshme.

Në një deklaratë në emisionin Blic InterView, Haradinaj theksoi se ai do të jetë në listën zgjedhore të partisë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në garë do të jetë edhe Ardian Gjini, për të cilin tha se përbën një vlerë të shtuar për subjektin politik.

“Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e ardhshme, pra do të jetë në listë. Pjesë e garës do të jetë edhe Ardian Gjini, i cili do të jetë një plus i madh bazuar në autoritetin e tij”, tha Daut Haradinaj.

/GazetaBlic/