Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka folur në lidhje me takimet e Kurtit me krerët e partive opozitare për çështjen e Presidentit.
Dedaj tha se takime të tilla duhet të ndodhin megjithëse sipas tij opozita ka qenë oportuniste dhe se të njëjtit kanë hezituar t’i thonë gjërat konkretisht.
“Mendoj se takimet e Kurtit me krerët e partive opozitare për çështjen e Presidentit, janë takime që duhet të ndodhin edhe pse opozita e Kosovës ka qenë mjaft oportuniste me ekuivokë dhe ka hezitu për t’i thënë gjërat konkret sepse për këto 5 vite të regjimit Kurti kemi patur një kolaps politik, institucional dhe shtetëror”
Ai potencoi se Vjosa Osmani nuk do të duhej dhe se nuk do të zgjidhet Presidente e vendit.
“Jo, Vjosa Osmani nuk do të duhej të zgjidhej dhe nuk do të zgjidhet sepse ajo ka lujt një rol tejet negativ, përçarës, polarizues dhe e ka dëmtu unitetin e qytetarëve të Kosovës si dhe unitetin partiak në Kosovë duke qenë një noterë e dobët e Albin Kurtit. Për këtë arsye është në të mirë të Kosovës, unitetit, të proceseve integruese euro-atlantike që Vjosa Osmani të shkojë në shtëpi”
“Unë mendoj se duhet të jenë të kujdesshme partitë politike sepse Albin Kurti është i njohur për buzëqeshjet e tij gjatë procesit, me mund me i shti në lojë partitë opozitare, dhe më pas me e lujt lojën dhe me dal fitues. Duhet të kihet shumë kujdes sepse për President të Kosovës do të duhej të zgjidhej një personalitet/te e cila është gjithëpërfshirëse ka konsensus, njohës i mirë i gjuhës angleze dhe diplomacisë sepse përfaqëson politikën e jashtme dhe që ka kredibilitet, legjitimitet dhe mbështetje gjithëqytetare dhe mbështetje të të gjitha partive politike të Kosovës” deklaroi Dedaj për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.
Dedaj pogoi se opsioni më i mirë, në këtë situatë politike, do të ishte organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
“Mendoj se më e logjikshme duke parë këtë situatë politike që është tejet e brishtë dhe nuk mbahet që nga pas-lufta më e dobësuar situata politike, unë mendoj se opsioni më i drejtë dhe më i pranueshëm do të ishte organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në prill dhe atëherë të fitohet pa blerje votash, pa keqpërdor diasporën dhe pa i keqpërdor elektoratin e Kosovës” deklaroi Dedaj raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


