• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tasholli: Reagimi qytetar është obligim kur ka padrejtësi- Kërkesa prej 45 vitesh dënim është absurde!

02/14/2026 12:36
nga:Sh R

Përfaqësuesi i nismës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.

Ai ka deklaruar se reagimi qytetar është obligativ në çdo rast kur, sipas tij, ka padrejtësi dhe devijime serioze në proceset gjyqësore.

Tasholli ka përmendur si shqetësuese kërkesën e fundit për nga 45 vite burgim për secilin të akuzuar, duke thënë se një qasje e tillë krijon perceptimin sikur bëhet fjalë për “katër të njëjtë”, me të njëjtën mënyrë organizimi dhe veprimi.

Sepse është obligim i qytetarisë që të reagoj kur ka padrejtësi. Ka pas anomali të ndryshme, me këtë së fundmi që thanë nga 45 vite për secilin, të krijohet ideja që ata janë 4 neqë dhe mënyra e organizmit të jetës së tyre prej asaj se si kanë pi ujë deri në front është e njejtë, është absurditet i llojit të vet. Dhe kjo e rrëzon atë pretendimin e tyre në vazhdimësi që e kanë artikulu që nuk kanë të bëjnë asgjë me organizatën ose me grupin por kanë të bëjnë me individ të caktum dhe përgjegjësi individuale.

Tasholli gjithashtu e konsideroi problematik përdorimin e termit “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke thënë se kjo gjuhë i ngjan propagandës së një sistemi që ka qenë gjenocidal jo vetëm me Kosovën, por me gjithë pjesën e ish-Jugosllavisë.

“Kjo kërkesë e prokurorisë e then në kurriz këtë pretendim të asaj gjykate, mandej është edhe cilësimi shumë problematik që i përngjanë cilësimit zyrtar të kohës së Millosheviqit, si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Ajo krye për krye i flet propagandës së një sistemi që ka qenë gjenocidial jo vetëm me Kosovën por me krejt pjesën e ish Jugusllavisë, dhe e bën shumë problematike si të tillë dhe reagimi qytetar është reagim gati si oblikativ. Protesta synon që të krijoj një presion publik ku përcaktohen disa vija të kuqe përtej të cilave nuk duhet të dal askush”, u shpreh ai.

02/14/2026 09:58

Ismail Tasholli: Çdo hap i Gjykatës Speciale është politik – 50 mijë dosje vijnë nga Serbia