Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale për nga 45 vite burg për ish-drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Syla për dokumenatrin ‘Expose’ tha se nuk janë habitur shumë nga ajo kërkesë sepse nuk kanë pritur ndonjë lajm të mirë nga nga Prokuroria e asaj gjykate.
“Në fakt si organizatë e veteranëve të luftës, qysh herët, kur është prit të themelohet kjo Gjykatë kemi qenë kundër sepse ndoshta edhe e kemi dit se kemi me ardhë këtu ku jemi sot. Duke pa këtë bashkëpunim të vazhdueshëm prej themelimit të gjykatës, Prokurorisë Speciale, me Prokurorinë e Serbisë për me ndërtu këto akakuza që i përmend tashmë Prokuroria, ne nuk është se jemi çudit shumë sepse nuk kemi prit se kemi me pas ndonjë lajm të mire nga Gjykata Speciale konkretisht nga Prokuroria e kësaj gjykate” deklaroi Syla.
Ai tha se nëse do të ketë drejtësi, bashkëluftëtarët, do të kthehen të pafajshëm sepse nuk ka prova bindëse që i rëndon në akuzat që pretendon Prokuroria.
“Epilogun përfundimtar sërish po e përsëris…për çka u ndërtu dhe themelu kjo gjykatë mbi bazën e raportit të Dick-Marty, kurrë më ai raport nuk u përmend. Meqënëse kjo gjykatë ka deviju nga ky mision për çfarë është edhe themelu, na shtin me dyshu se kjo gjykatë do të ndikohet politikisht. Përndryshe nëse do të ketë drejtësi në kete vend besoj se bashkëluftëtarët tanë do të kthehen të pafajshëm sepse nuk ka prova bindëse që i rëndon në keto akuza qe pretendon prokuroria”
Ndërsa sa i përket marshit të datës 17 shkurt që pritet të mbahet në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së në prishtinë, Syla tha se pjesmarrja pritet të jetë masive.
“Pjesmarrja do të jetë masive për shumë arsye në protestë. Në fakt ne kemi patur edhe pesë protesta të tjera më herët dhe të gjitha këto protesta kanë shku duke i mobilizu njerëzit, duke i aktivizu njerëzit kundër kësaj padrejtësie. Kjo besoj do të jetë më e madhe për arsye se do të jemi në Prishtinë sepse protestat tjera ju e dini një e kemi patur në Prishtinë por të tjerat kanë qenë jashtë Kosovës. Edhe për faktin se kërkesa e Prokurorisë ka nxitur reagime shumë të mëdha edhe tek basghkëluftëtarët tanë por edhe tek shumë qytetarë të tjerë sepse është një gjë tepër e papranueshme gjithë kjo kërkesë e Prokurorisë me çdo kusht me e nxjerr në sprovë Gjykatën për me arrit me nxjerr diçka nga këto akuza të fabrikuara nga Prokuroria e Serbisë sepse vetëm me ato dokumente është shërby Gjykata Speciale. Prandaj po mendoj se do të jetë njëra prej protestave më të mëdha por jo e fundit” tha Syla për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/

