Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka folur në lidhje me kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale për 45 vite burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.
Deliu-Kodra tha për dokumentarin ‘Expose’ se kërkesa ishte e papritur dhe absolutisht e papranueshme.
Ajo theksoi e kjo kërkesë e Prokurorisë është përpjekje për të barazuar veprimet kriminale të aparatit shtetëror serb me qytetarë shqiptarë të Kosovës, në këtë rast me ish-ushtarët e UÇK-së.
“Absolutisht kërkesa e Prokurorisë për dënim për secilin prej pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë deri në 45 vite ka qenë e para e papritur, e dyta absolutisht e papranueshme dhe që bie ndesh me drejtësinë të cilën e kemi pritur tash e sa kohë, një proces të rëndë gjyqësor që po ndodh atje. Secili kosovar por jo vetëm kosovar por që ka një memorie institucionale dhe e njeh rrjedhën e zhvillimeve në Kosovë, bërjen e Kosovës shtet, luftën, humbjet që i kemi patur si shtet , ende familje të shumta në Kosovë vuajnë dëmin e krimeve të panumërta të cilat i ka bërë Serbia në shtetin e Kosovës. Prandaj edhe pretendimet apo kërkesa e Prokurorisë Speciale në fakt ishte përpjekje për të barazuar krimin gjenocidal të cilin e ka bërë Serbia në Kosovës, spastrimin etnik, ndjekjet, dhunimet, vrasjet deri tek personat e pagjetur të cilët janë rrëmbyer dhe ka ende familje të cilat vuajnë për kthimin e më të dashurve të tyre. Pra kjo kërkesë e Prokurorisë është përpjekje për të barazuar veprimet kriminale të aparatit shtetëror serb me qytetarë shqiptarë të Kosovës me këtë rast me ish-ushtarët e UÇK-së të cilët kanë bërë përpjekje për të mbrojtur popullatën civile nga një spastrim I rëndë etnik të cilin e bëri Serbia në mënyrë sistematike” deklaroi deliu.
Deputetja Deliu-Kodra tha se pritet që vendimi përfundimtar të jetë në favor të triumfit të ish-ushtarëve të UÇK-së.
“Ajo që po e ndjejmë këtyre ditëve dhe e kemi ndjerë në vazhdimësi është se kjo betejë e cila pritet të marrë epilogun përfundimtar së shpejti e që unë jam e bindur se saqë këto pretendime ose kërkesa të Prokurorisë Speciale ishin absolutisht absurd unë mendoj që vendimi përfundimtar do të jetë në favor të triumfit të ish-ushtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.Historia nuk mund të rishkruhet dhe unë pres që këtë triumf të historisë tone të lavdishme ne do t’a shohim me një demostrim të matur dhe presim që ky 17 shkurt t’a gjejë Kosovën ne demostrimin e saj dinjitoz e qytetar me një marsh absolutisht të paparë ndonjëherë nga të gjitha viset shqiptare”
“Unë besoj se nuk shqiptar i cili ka patur ndjenjë të admirimit, nuk dua të besoj se ka shqiptar i cili e ka ndjerë veten mire kur ka pa kërkesën e Prokurorisë Speciale. Dua të besoj se ky marshim do të jetë përtej betejave tona politike sepse beteja jonë e përhershme është Kosova” tha deputetja e PDK-së, Deliu-Kodra, për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


