Arian Tahiri, deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.
Tahiri ka deklaruar se lëvizjet e qytetarëve brenda dhe jashtë Kosovës gjatë muajit të fundit kanë ndikuar në orientimin e votuesve, por sipas tij PDK ka arritur ta ruajë numrin e votave të 9 shkurtit.
Ai theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se partia duhet të riorganizohet për të shfrytëzuar potencialin dhe kapacitetet e saj me synim që në zgjedhjet e ardhshme të dalë parti e parë.
“Mendoj që lëvizja e qytetarëve që ka ndodh sidomos muajin e fundit dhe një pjesë e tyre e dim që kanë dal edhe jashtë Kosovës, një pjesë e madhe kanë ardhë edhe në Kosovë ka ndiku ndoshta edhe tek votuesit dhe drejtimi i votuesve. E rëndësishme është që PDK e ka ruajt numrin e votës pra është aty ku ka qenë me 9 shkurt, nuk duhet me qenë e mjaftueshme dhe nuk është e mjaftueshme për shkak se PDK duhet të riorganziohet në mënyrë që me gjithë potencialin dhe kapaciatetet e saj që i ka jashtëzakonsiht të mëdha e të fuqishme, me u fut në zgjedhje në procesin e ardhshëm me qëllim që me dalë partia e parë sepse edhe ka potencial, histori dhe të kalume të ndershme“, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Tahiri tha se beteja politike e PDK-së do të zhvillohet fillimisht në Kuvendin e Kosovës me mjete demokratike dhe në mënyrë dinjitoze, por paralajmëroi se në rast se kjo betejë nuk jep efektin e duhur, ajo do të vazhdojë edhe në rrugë.
“Betejën politike duhet me bë në Kuvendin e Kosovës me mjete demokratike dhe kemi me bë në mënyrë shumë të dinjitetshme. Na e kemi obligim por përtej obligim e bëjm edhe me vullnet dhe duhet me bë betejen politike në Kuvendin e Kosovës me mjete demokratike por kur kufizohet rrethana dhe mundësitë me u bë betja dhe kur shohim se beteja në Kuvend nuk po e arrin efektin në agjendën dhe kauzen tonë si parti opozitare, unë jam i mendimit që betejën duhet me vazhdu me bë edhe në rrugë, duhet me bë në rrugë dhe duhet më bë në mënyrë të vazhdueshme me qëllim që me mbrojtë interesin e shtetit të Kosovës dhe intersin e qytetarëve tanë“, përfundoi Tahiri për GazetaBlic.
