I ftuari i radhës në Blic Intervieë me Astrit Gashin, ishte deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 28 dhjeotirt, nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku.
Ermal Sadiku ka deklaruar se ndonëse personalisht ndihet më i përgatitur për zgjedhje të reja, Kosova nuk duhet të dërgohet sërish në proces zgjedhor, duke theksuar se mungesa e institucioneve po i shkakton dëm të madh vendit.
Ai thekson se është emocionalisht dhe fizikisht më i përgatitur sesa në zgjedhjet e dhjetorit dhe se beson që në rast të zgjedhjeve në prill do të merrte më shumë vota, por theksoi se kjo nuk është ajo që i nevojitet shtetit.
“Jam bë gati për prill sepse jam emocionalisht tash i përgatitur dhe fizikisht dhe i kam mësu gjërat, unë mendoj që në prill marr shumë më shumë vota se që kam marrë në dhjetor, por dorën në zemer nuk kisha pas qef më qu këtë shtet edhe njëherë në zgjedhje. Nuk besoj që ky popull e meriton me dërgu edhe njëherë në zgjedhje, zgjedhjet janë proces i lodhshëm, i kushtueshëm, i stresum plus kurgjo nuk është stresi dhe kostoja e zgjedhjeve qa është stresi dhe kostoja e mos formimit të insitucioneve, neve na kanë lënë 9 muaj pa institucione tash po bëhen 1 vit pa institucione normale, kemi mbet pa vizion, pa qasje normale, pa kuvend”, vlerësoi ai.
Sadiku kritikoi qeverinë aktuale për manipulim të shifrave. Sipas tij performanca e qeverisë duhet të matet në krahasim me vendet e rajonit dhe zhvillimet evropiane, si dhe me mundësitë reale që Kosova ka pasur për përparim.
“Qeveria është e njohur te na që ka manipulu me numra, përshembull i përdorin shifrat e daljes së pandemisë, e përdorin eksportin por se tregojnë importin, kryesisht kanë përdor numra të manipuluar, dhe krejt këto numra të manipuluar nuk janë zbërthyer në mënyrë të pastër prej neve, që me shku te qytetari me ia sqaru se cka është tu ndodhë nuk është e mirë, cka është tu ndodh është e dëmshme dhe cka është tu ndodh nuk matet vetëm me dicka të caktume që ti e nxjerr prej konteksti qysh ka bë kjo qeveri për 5 vite. Duhet me u mat me cka janë duke bërë shtetet e rajonit, cka është tu bë Evropa, cka është opurtiniteti që ke mujt me bë”, u shpreh ai.
Duke folur për ngërçin politik dhe mosformimin e institucioneve, Sadiku tha se përgjegjësia bie mbi klasën politike dhe se qeveria do të duhej të ishte formuar shumë më herët.
Ai shtoi se polarizimi dhe gjuha ofenduese politike kanë krijuar hatërmbetje të panevojshme mes partive, duke e bërë procesin më të vështirë.
“Unë nuk jam personi më i mirë me u përgjigjë këtë sen. Unë kam ardh i ri në politikë, dhe nuk kam ndonjë hatërmbetje ose naj urrejtje ose ndonjë inat prej të kalumës. Për mua personalisht qeveria ish dashtë me u bë edhe në shkurt të vitit të kalum, ish dasht mu bo edhe tash ish dashtë me u bë gjithmonë. Kur një parti politike fiton mbi 30% në Kosovë, shumë lehtë duhet me bë qeverinë, sepse është një shtet me 1.6 milionë banorë, shqiptarë kryesisht, që me një telefon dhe një ulje gjuhësore ish dasht me u marrë vesh se nuk është tu ndodh më ndonjë krizë luftarake ku janë tu luftu etni të ndryshme me qa po di unë, këto janë parti politike të Kosovës, që teknikisht për 3 minuta ish dasht me i zgjidh këto probleme, për mua personalisht.
Pse kanë mbet këto hatërmbetje dhe këto sene kryesisht prej gjuhës shumë polarizuese, shumë ofendimeve, unë mendoj që mundet me u bë qeveria duhet të bëhet qeveria. Edhe presidentja duhet me u bë, një telefon mundet Kurti me bë të cilido kryetar i partive opozitare, mundet më mbajtë një takim me gjet një emer që i përfaqëson shumicën parlamentare që teknikisht i bie shumicën e popullit të Kosovës dhe zgjedhet ky problem shumë thjeshtë, nëse ke marrëveshje politike mes partive që i kanë 80 numra nuk po më duhet që është qaq problem”, përfundoi ai.