• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rinumërimi i votave, Behrami: Vendim i duhur dhe i kërkuar nga kryetari i PDK-së – Kosova është para një kolapsi institucional

01/23/2026 21:40
nga:Sh R

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, thotë se vendimi i KQZ-së për të dërguar në rinumërim të gjitha komunat e Kosovës, është një vendim i duhur por edhe i kërkuar nga vet kryetari i partisë.

Behrami në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’, prodhim i GazetaBlic, thotë se nga rinumërimi do të qartësoj dhe do të ndaj ata të cilët kanë manipulu dhe ata të cilët nuk kanë manipuluar.

“Unë mendoj që është një vendim i duhur dhe po ashtu i kërkuar nga vet kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili shumë shpejtë ka reaguar dhe ka kërkuar nga KQZ edhe nga përfaqësuesit tonë në KQZ që të ketë një rinumërim total në të gjitha komunat e Kosovës, për të rikthyer në një proces besimin i cili padyshim që është lëndu me aktet e fundit në këtë proces. Rinumërimi besoj që do të qartësoj dhe do të ndajë ata të cilët kanë manipulu por edhe ata të cilët nuk kanë manipulu dhe po ashtu të ketë një proces i cili ka për bazë dhe ka për qëllim rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e zgjedhjeve të cilin e kemi ndërtu me shumë mund tash e sa vite në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Tutje, thekson se janë dy gara të cilat zhvillohen në fushata zgjedhore, është gara ndërmjet partive politike dhe gara e brendshme brenda partive politike.

“Kjo gara e brendshme, pra janë dy gara që zhvillohen në fushata zgjedhore, është gara ndërmjet partive politike por është edhe gara e brendshme brenda partive politike. Partia Demokratike e Kosovës, edhe me 9 shkurt por edhe në zgjedhjet e dhejtorit ka konkuruar me lista të reja me njerëz të ri të cilët kanë ardh në PDK me besimin që do të shkojë gjithcka mirë, edhe procesi i votimit e rinumërimit. Prandaj rinumërimi duhet të ketë për qëllim që të rikthej këtë bësim në mënyrë që të rinjët ti besojnë këtij procesi, por edhe ata që janë tani deputet dhe që synojnë të rizgjedhen prap që të rikthehet besimi i tyre te ky proces në mënyrë që Republika e Kosovës edhe më tutje me qenë shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve demokratike fer dhe të paanshme”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, Behrami thekson se kjo nuk është një barrë e cila i takon vetëm një partie politike por është një fenomen i të gjitha partive politike, ku shton se në momentin e Konstituimit të Kuvendit, kjo çështje duhet të jetë ndër pikat e para dhe të rishikohet i gjithë sistemi zgjedhor.

“Për momentin është shumë vështirë me parashiku se në cilat komuna ka mund të ketë keqpërdorime, unë mendoj që edhe ne që jemi zgjedhur deputet të Republikës së Kosovës duhet të ulemi të gjithë së bashku, të gjithë partitë politike së bashku në mënyrë që të shikojmë dhe rishikojmë edhe njëherë ligjet, rregulloret dhe udhëzimet administrative në mënyrë që ti përfeksionojmë këto dhe të pamundësojmë cdo njeri që ka tendenca të keqpërdorimit të votës në mënyrë që kjo të pamundësohet të ketë ligje shumë më të ashpra dhe më të rrepta ndaj atyre që guxojnë të prekun votën e lirë të qytetarëve dhe vullnetin e qytetarëve. Mendoj që është një barrë e cila nuk i takon vetëm një partie politike i takon të gjitha partive politike, me që sic u pa ky nuk është një fenomen i një partie politike por është një fenomen i të gjitha partive politke dhe ne në Kuvendin e Republikës së Kosovës kurdo që ai të konstituohet një nga pikat e para duhet të jetë edhe njëherë rishikimi i gjithë sistemit të zgjedhjeve në mënyrë që të forcojmë demokracinë e brendshme në Republikën e Kosovës”, u shpreh Behrami.

Ai vlerëson se rinumërimi i të gjitha vendvotimeve do ta shtyej krijimin e institucioneve të Kosovës, ku shton se vendi ka humbur mbi 1 vitë kohë për të pasur institucionet e saj.

Behrami për fund thekson se Kosova është para një kolapsi institucional ku duhet që sa më parë të bëhet formimi i institucioneve.

“Padyshim që këto rinumërimi i të gjitha vendvotimeve padyshim që ka me shty krijimin e instucioneve të Republikës së Kosovës, ju e dini që Kosova tashmë ka humbur shumë shumë kohë mbi 1 vit i ka humbur kohë për të pasur instucionet e saj edhe më tutje nuk kemi Kuvend të Republikës së Kosovës, edhe më tutje nuk kemi një mbikqyrje të mbi 20 agjensive të ndryshme të Kosovës, nuk kemi një mbikqyrje as ndaj një qeverie e cila po ashtu nuk ekziston pra Kosova është para një kolapsi institucional dhe ne duhet sa më shpejt të kryejm këtë proces në mënyrë të ndershme në mënyrë ferë, dhe të dalin para përgjegjësisë ata që e kanë keqpërdor këtë proces dhe të kemi sa më shpejt institucione të Republikës së Kosovës, të kemi Kuvend në mënyrë që ti adresojmë disa shqetësime që janë shumë të mëdha shoqërinë e Kosovës, sesa rinumërimi i votave, sepse kjo duhet të adresohet dhe do të adresohet dhe besoj që do të krijohen mekanizmat të cilat do të rregullojnë dhe do të pamundësojnë keqpërdorimet. Kosova ka tema shumë më të mëdha, shumë më urgjente me të cilat duhet të merret dhe menxi presim që të rikthehemi në Kuvend për ti adresuar këto”, përfundoi ai për GazetaBlic.