Ish-deputeti dhe zyrtari i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ ka folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Dreshaj tha se Osmani me siguri do të jetë njëra prej kandidaturave por s’e mund të ketë edhe propozime të tjera.
Ai tha se si AAK ende nuk kanë një vendim të prerë në lidhje me çështjen e Presidentit por s’e mendon se Aleanca do të mbështesë kauzën e opozitës.
“Ka shumë paqartësi lidhur me zgjedhjen e Presidentit. Ju e dini që zgjedhjet e parakohshme që patëm në Kosovë, e kam thënë edhe më herët nuk ka qenë sistem i votimit për 61 deputetë por ka qenë për 80 deputetë për shkak se në sfidën e muajit mars kemi zgjedhjen e Presidentit. Të mos harrojmë diçka që me siguri Vjosa Osmani me siguri do të jetë njëri prej kandidatëve por unë mendoj se do të kemi edhe propozime të tjera që thellë jam i bindur që do të vijnë nga opozita dhe se kush do të kaloj në raundin pasues atë do t’a shohim përmes votave që do të dalin në Kuvendin e Kosovës”
“Ne ende nuk kemi marrë ndonjë vendim të prerë lidhur me çështjen e Presidentit por mendoj që Aleanca me siguri do të mbështesë kauzën e opozitës. Ju e patë që ditën e djeshme edhe LDK-ja nuk ishte fort e pajtimit që zonaj Osmani të jetë kandidati i radhës i përzgjedhur nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërsa ne si Aleancë ende nuk kemi marrë ndonjë qëndrim të prerë lidhur me mbështetjen ose jo në procesin e votimit” tha Dreshaj raporton “Gazeta Blic”.
Ish-deputeti, Dreshaj, tha se tashmë varet nga Kurti nëse vendi do të shkojë sërish në bllokadë ose jo.
“Këtë herë krejt kjo varet nga ana e Kurtit nëse vendi do të shkojë sërish në bllokadë ose jo, mendoj se partia shumicë e cila i mori 57 deputetë realisht ka mundësinë që t’a bllokoj vendin dhe ka mundësinë që t’a zhbllokojë vendin. Të mos harrojmë edhe diçka që janë dy marrëveshjet të cilat veç zoti Kryeministër i ka aceptu, e kemi marrëveshjen e Brukselit dhe e kemi dokumentain e ratifikimit apo implementimit të Marrëveshjes së Brukselit që është realizu në Ohër dhe mendoj se kjo është një ‘gacë e zjarrtë’ të cilën Kurti e ka në dorë. A do të jetë aq i aftë sa këtë ‘patate të ngrohtë’ t’ia plasojë dikujt tjetër nga ana e opozitës në atë mënyrë që ky edhe njëherë të dalë faqebardhë, unë nuk e di. Mendoj se opozita këtë herë duhet të jetë shumë e matur në drejtim të zgjedhjes së procesit të Asociacionit për shkak se kjo është njëra nga pikat më të ndjeshme në politikën kosovare që nga viti 2013 e këtej është duke u bartur nga një udhëheqës tek tjetri”
“Unë mendoj se Aleanca ka dalë me numër të pamjaftueshëm të votave kështu që s’do të jetë ndonjëri nga subjektet që duhet të konsiderohet me ndonjë seriozitet pak më të madh ndërsa numrat me të cilat përfaqësohet LDK-ja janë të mjaftueshme që të zgjidhet kriza e Presidentit…. se si do të shkojë kjo punë mbetet të shihet sepse LDK-ja s’ka dalë mirë në këto zgjedhje” tha Dreshaj në intervistën e dhënë për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


