• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Xhavit Haliti: Edhe Kurti është në dilemë për zgjedhjen e presidentit – Osmani e shfrytëzoi kohën kur Kosova kishte sanksione!

01/17/2026 11:03
nga:Sh R

Deputeti i PDK-së, ishte i ftuari i radhës në Blic Intervieë me Astrit Gashin, ku thekson se mbizotëron një mentalitet sipas të cilit, sapo një person zgjidhet president, krijon bindjen se i di të gjitha dhe nuk ka më nevojë të dëgjojë të tjerët

“Mentaliteti është që kur dikush bëhet president mendojnë që i dinë të gjitha. Ideja ime mendoj që duhet me u ndëgju por nuk e besoj që mund të realizohet, me këtë mentalitet politik dhe me këtë kurs politik që deri tash e ka pas Albini. Ideja e presidentit konsensual. Ata që bëhen pengesë në qoftë se ka pasoja negative ata i vuajn, qoftë se ka ndryshim të pushteteve atëherë është fitore për ata që kanë pengu”, vlerësoi ai.

Haliti kritikoi edhe veprimet e presidentes Osmani, duke thënë se ajo e ka shfrytëzuar periudhën kur Kosova ishte nën sanksione për të realizuar udhëtime që, sipas tij, shpesh kanë qenë të panevojshme, por janë prezantuar në opinion si vizita zyrtare.

“Nuk ka pengesë, unë mendoj që edhe Albini është në dilemë si do ta zgjedhë presidentin. Presidentja e ka shfrytëzu këtë kohën kur Kosova ka pas sanksione, ka bë lëvizje shumë herë të kota në udhëtime por i ka prezentu në Kosovë si udhëtime zyrtare. Presidentja nuk shkon përkujtime në një fshat në Kroaci, për luftën që është bërë. Presidneti shkon me u taku me presidentin nuk shkon në konferenca ku ka deputetë, shkon në qoftë se ftohet. Nuk me ka ndodh me pa ndonjëherë president që është ulë me ndëgju edhe me u taku koridoreve me njerëz e me dal në fotografi. Me presidentin e Turqisë të gjithë politikanët e Kosovës kanë pas afërsi, të njejtën formulë e ka me kë ta takojë. Njohjen e pavarsisë së Kosovës nuk i ka bë asnjë president, njohjet e pavarsisë kanë ardh me angazhimin e shteteve perendimore, edhe të Turqisë dhe i kemi këto njohje”, përfundoi ai.