Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ishte i ftuari i radhës në Blic Intervieë me Astrit Gashin, ku ka folur për çështjen e Asociacionit, duke paralajmëruar se ndryshimi i qëndrimeve mund të kufizojë asociacionin vetëm në katër komunat në veri dhe jo në të gjithë territorin e Kosovës.
Haliti tha se kjo mund të jetë zbutja e parë, ndërsa zbutja e dytë sipas tij lidhet me deklarimet e protagonistëve të Bashkësisë Ndërkombëtare, sipas të cilëve Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe statuti duhet të përputhet me Kushtetutën, duke u dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Asociacioni po mendoj që nëse ndrshon qëndrimi do të ketë mundësi me qenë Asociacioni vetëm i katër komunave në veri dhe jo Asociacioni i komunave që e përfshin gjithë territorin e Kosovës, kjo mund të jetë zbutja e parë dhe zbutja e dytë është tek deklarimet publike të gjithë protagonistëve të Bashkësisë Ndërkombëtare që janë marrë me Asociacionin, që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe këtë rast satuti duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe duhet të dergohet në Kushtetutese. Ajo cka më shqetëson është mos besimi te Gjykata Kushtetese, i kryeminstrit të Kosovës, sepse me i besu Gjykatës Kushtetuese dhe me qenë institucionalisht atëherë është dashtë me dërgu deri tash”, u shpreh ai.
Haliti vlerësoi se vendi duhet të vazhdojë bashkëpunimin me Perëndimin dhe të përshpejtojë rrugëtimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Në qoftë se ne nuk bëjmë ndryshime dhe nuk garantojmë investime të huaja, nuk vendosim demokraci, nuk i miratojmë dhe zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare që kemi nënshkru në proces. Në luftë kemi fillu me bë marrëveshje me perendimin dhe ato duhet të zbatohen, me këto kushte është jo pavarësia e Kosovës, dhe ne duhet të vazhdojmë fuqishëm me perëndimin sepse nuk kemi rrugë tjetër. Ne duhet patjetër të punojmë fortë me strategjinë tonë, e cila jo deklarativisht por me obligimet tona të përshpejtojmë rrugëtimin tonë për në NATO dhe BE”, përfundoi ai.

