I ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, ishte kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ai ka bërë të ditur se bashkëpunimi politik i tij është i fokusuar vetëm me partitë opozitare, duke theksuar rëndësinë e përmbylljes së ndryshimit politik në vend.
Hoxhaj komentoi edhe komunikimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me Fatmir Limajn, ku i dëshiron sukses Limajt dhe partive të tjera që marrin pjesë në zgjedhje.
“Hamza ka pas komunikim me Limajn, mendoj që krejt vonë ka pas një intersim që të ndodhë një koalicion, unë i dëshiroj zotit Limaj sukses, sikurse edhe krejt partive tjera politike që janë në këto zgjedhje. Nuk e di se si është disponimi brenda elektoratit të tyre, por cfare dua të them është që temë kryesore në këtë vend është përmbyllja e ndryshimit politik, nëse ndryshimi politik përmbyllet me sukses kemi më shumë parti politike, më shumë demokraci, ky është karakteri i demokracisë tonë”, tha ai.
Hoxhaj kritikoi mënyrën e qeverisjes së Kurtit gjatë vitit 2025, duke thënë se kryeministri ka treguar interes vetëm për të formuar qeveri sipas kushteve të tij dhe për të dërguar vendin në zgjedhje të vazhdueshme, pa dialog dhe bashkëpunim me partitë e tjera.
Nuk mund të ndodh, kjo se cfarë ka ndodhë gjatë vitit 2025, ka tregu që Kurti është i intersuar të bëj qeveri në mënyrën dhe kushtet se si don vet ose ka me na dërgu vazhdimisht në zgjedhje. Nuk shoh pikë takime, qoftë me mënyrën se si e kupton individin, demokracinë, shoqërinë se si e sheh bashkëpunimin e dialogun politik, se cilat janë prioritetet e brendshme e të jashtme. Unë e shoh të mundshëm vetëm një bashkëpunim me kolegët të cilët janë në opozitë, dhe e shoh këtë bashkëpunim mbi të gjitha tematik jo kundër një njerit po mbi të gjitha në mbështetje të Kosovës.

