I ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, ishte kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit për të bërë ndryshimin politik dhe për të larguar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Ai kritikoi presidenten Osmani, duke thënë se gjatë kësaj periudhe ka qenë më shumë një “notere e Kurtit”, pa rol në koordinimin mes partive politike dhe pa kontribut të rëndësishëm në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.
“Unë jam i bindur që është i arritshëm, unë mendoj që në këto zgjedhje qytetarët duhet të votojnë edhe ta bëjnë ndryshimin politik duke largu qeverinë Kurti dhe presidenten Osmani. E cila mbi të gjitha gjatë kësaj kohe ka qenë më shumë një notere e Kurtit, nuk e ka përfaqësu interesin e vendit, nuk ka pas kurfar roli në kordinimin mes partive politike, nuk e ka reflektu unitetin e qytetarëve, nuk ka bë asgjë relevante në përfaqësimin ndërkombëtarë të vendit. është koha e fundit që ai koalicion i shpreses i cili u përkthye në një koalicion të zhgënjimit të shkon në shtëpi dhe një qeveri e ardhshme e cila do ta bashkojë popullin. Prandaj edhe ne e kemi sloganin bash përpara nën udhëheqjen e PDK-së dhe Bedri Hamzës, ti jep drejtim dhe orientim vendit“, vlerësoi ai.
Ai bëri thirrje që qytetarët të votojnë masivisht për PDK-në dhe partitë e tjera opozitare, duke theksuar se drejtimin e vendit e vendos qytetari.
“Ne duhet të shkojmë në këto zgjedhje me besimin e madh që qytetarët janë ata të cilët do ti japin drejtim. Ata e kanë pa që një përbërje e kuvendit gjatë 2025 nuk ishin në gjendje që ta zgjedhin vet kryetarin e Kuvendit që nuk është ndonjë post shumë i rëndësishëm në institucionet e Kosovës me bllokadën që ia ka bë LVV. Prandaj nëse duan që Kosova ti ketë të çliruar energjitë e saj politike duhet në mënyrë sa më masive ta votojnë PDK dhe partitë tjera në opozitë. Se kush mund të del i pari vendos qytetari me 28 dhjetor. Unë mendoj që pas 6 vitesh të qeverisjes së Kurtit, qytetarët e Kosovës do të jenë ata që do ti japin drejtim vendit”, përfundoi ai.
