Gjenerali në pension Rrahman Rama, i cili kandidon për deputet me numrin 7 nga PDK, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e interesit nga VV’ja gjatë 10 muajve të fundit për formimin e institucioneve.
Ai ka theksuar se ka pasur hapësirë dhe mundësi për veprim, por kjo nuk është shfrytëzuar.
Rama gjithashtu ka folur për koalicionet, duke theksuar se VV nuk ka treguar vullnet për bashkëpunim me partitë e tjera dhe e ka cilësuar Bedri Hamzën, si njeriun e duhur në momentin dhe kohën e duhur për udhëheqjen e vendit.
“Unë kur jam fut në Parlament, tash për herë të parë, kam menduar krejt ndryshe, kam menduar që bashkarisht me kolegë mund ta japim një kontribut bashkarisht për Kosovën, por fatkeqësisht nuk kam parë ndonjë interes për këta 10 muaj nga partia e parë për formimin e institucioneve. Jam shumë i bindur që ka pasë hapësirë dhe mundësi”, tha ai.
“Sa i përket koalicioneve, unë nuk kam dëgjuar që PDK-ja ka vullnet për koalicion me partitë tjera. Nuk ka disponim, e kemi një kandidat për kryeministër që garojmë për vendin e parë. Bedri Hamza është njeriu i duhur, momentin dhe kohën e duhur që duhet të jetë kryeministër i vendit. Ky është synimi jonë”
“Jam i bindur që ai mundet dinë dhe e bën. Këtë e shihni edhe në programin e tij”, shtoi Rama për dokumentarin Expose, prodhim i GazetaBlic.
Intervista e plotë:

