Dardan Krasniqi, kandidat i AAK-së për deputet, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga Ramush Haradinaj në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Ai tha se shumë prej kritikëve “nuk e dinë rrugëtimin” e Kurtit.
Nuk e dinë rrugëtimin e zotit Kurti. Le ta përcjellin Kurtin sa fjalime për me u ngritë politikisht, duke i falënderu pikërisht shoqatat e familjeve të dëshmorëve. Me ftesë, si lider i Vetëvendosjes, në momentume të ndryshme ka marrë pjesë më 24 mars në Gllogjan për ta lartësuar figurën dhe luftën e drejtë të Ramush Haradinajt dhe familjes Haradinaj, që është brezi më i çmuar i lavdisë, krenarisë dhe sakrificës, pas familjes së madhe Jashari”, tha Krasniqi.
Krasniqi u shpreh i habitur me, siç tha ai, “fjalët më të ulëta” që disa figura politike, përfshirë ata të afërt me ministren Gërvalla, kanë përdorur ndaj Haradinajt.
Ai pranoi se Haradinaj “ka gabuar rëndë”, por theksoi se askush nuk duhet të përdorë gjuhë përçarëse, sepse “cilido shqiptar që e bën këtë, i shërben UDB-së”.
Sipas tij, disa politikanë po përdorin “metodat e UDB-së”, edhe pse nuk janë pjesë e saj, dhe kjo po dëmton jetën publike.
“Haradinaj ka gabuar dhe ka gabuar rëndë, dhe nuk jam në atë gjuhë, edhe pse me dhimbje po e them. Cilido shqiptar që do me populizëm me i përça shqiptarët, ia bën argatin UDB-së.Tash, kur t’i shikoj këta njerëz të politikës, të luftës, të burgosur politik e idealistë, krejt i bëjnë këto metoda kundër njëri-tjetrit, ashtu si i ka bërë UDB-a. Unë e di që s’janë UDB-ash, por metodat e UDB-së po i përdorin”, tha ai.
Deklarata e plotë:

