• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Krasniqi: Dimal Basha është modeli më i keq i një politikani – Shembulli më i shëmtuar që Vetëvendosje ka privilegjuar

12/06/2025 22:30
nga:Sh R

Dardan Krasniqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ishte i ftuari i radhës në emisionin BlicIntervieë, raporton GazetaBlic.

Krasniqi thotë se Dimal Basha është modeli më i keq i një politikani se si rrugëton në politik ndërsa Lwvizja Vetwvendosje e ka pranuar dhe privilegjuar.

Sipas tij, Basha në të kaluarën ka qenë një nga kundërshtarët më të zëshëm të LVV-së, veçanërisht gjatë viteve 2017–2018, kur lëvizja po kalonte periudhën e saj më të vështirë politike dhe organizative.

Ai theksoi se në atë kohë, kur LVV po mbronte kauzat Basha i kishte quajtur aktivistët e LVV-së rrugaçë, komunistë, të poshtër dhe të ligë.

“Dimal Basha është modeli më i keq i një politikani se si rrugëton në politik dhe është shembulli më i shëmtuar i LVV se si e pranon në gjirin e saj dhe çfarë privilegje i jep një njeriu që në studio televizve kudo që ka shku në momentumet më të kqija që ne i kemi kalu si LVV sidomos në vitin 2017-2018 kur ne kemi pas një thymje aso kohe dhe na ka kushtu shumë për me riorganizu Lëvizjen, ai na ka qujt rrugaq, komunista, të poshtër e të ligë pa arsye. Ne sot mundemi me bo një fedback si me thënë në rrugëtimin tonë politik se a e kemi pas me hile a jo, por kauzat tona kanë qenë të drejta dhe kushdo që i kish bërë unë edhe sot kundër Gjykatës Speciale, kundër Zajednicës dal edhe pa hezitim për arsye se janë dy kompromise të dëmshme që i janë bërë popullit tonë. Dimali nga ai që s’ka dhënë asnjë kontribut, jo pse e ka shajt LVV por në atë kohë Lëvizja mbronte kauzat më të drejta që e rrezikonin shtetësinë dhe krenarinë e popullit tonë”, përfundoi ai për GazetaBlic.