• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shala: PDK ka arrit numrin më të lartë të votave viteve të fundit, ju kemi afru 200 mijë votave!

11/14/2025 21:20
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Deputeti Shala ka folur në lidhje me aktualitetin politik dhe si qëndron aktualisht PDK-ja.

Ai tha se PDK-ja e ka arrit numrin e votave më të lartë viteve të fundit duke ju afruar 200 mijë votave.

“Partia Demokratike e ka arrit numrin e votave më të lartë viteve të fundit, ju kemi afru 200 mijë votave, PDK e ka numrin më të madh të asambleistëve, PDK ka përballu dhimbje e goditje të ulëta, të nivelit shumë të madh sepse ne e dimë transformimin dhe situatën se si kemi arritur deri këtu pas largimit të liderve tanë. PDK për shkak të rrethanave që ka pas, dhe Memli në këtë rast si lider dhe udhëheqës i saj ka arrit t’a shtyjë këtë proces të zhvillimit të partisë në rrethana kur nuk kemi mundur në kushte normale t’i mbajmë zgjedhjet e brendshme”

“PDK është e vërtetë që për nga numri kemi dy komuna më pak por rrethanat politike dhe të përgjithshme kanë qenë të tilla që ne, ka qenë edhe pjesë e reflektimit normalisht. Po këtu jemi jashtëzakonisht të përgjegjshëm dhe ne presim që PDK-ja në këtë moment… Memli ka reflektu për të avancu gjithë këtë ecje të suksesshme të partisë, për t’u përgatitur akoma më mirë për betejat e ardhshme që i kemi shumë të afërta në shërbim të partisë, qytetarëve por mbi të gjitha për t’a ndërruar këtë koncept qeverisës që aktualisht e kemi, për t’a hequr nga monopolizimi, uzurpimi, që i është bërë institucioneve të shtetit nga qeveria Kurti. Ky ka qenë momenti i tij reflektues dhe e ka vlerësu që duhet një frymë pak më ndryshe, një koncept pak më proaktiv apo frytdhënës koncept unifikues” tha Shala në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/