Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka deklaruar se subjekti i tij politik po hyn në një fazë të rëndësishme përpara zgjedhjeve nacionale dhe se prioritet mbetet uniteti brenda partisë.
Ai për Blic Interview me Astrit Gashin theksoi se PDK është e përkushtuar që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejt, për të zhbllokuar situatën politike aktuale.
“Momenti kohor, kur ne jemi në prag të zgjedhjeve nacionale, gjë që e kërkojmë me ngulm për hir të shtetit, për hir të asaj që ne ta zhbllokojmë, ne do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që të jemi sa më unik. Uniteti i Partisë Demokratike nuk prishet, vlerat e saj janë shumë më të mëdha se sa interesat e ngushta të individëve të caktuar, që nuk ka”, tha Shala.
Shala shtoi se PDK është e gatshme për çdo proces politik që e pret vendin dhe se partia po synon rikthimin në pushtet vitin e ardhshëm.
“Në këtë relacion, do të bëjmë çka është më e mira për interes të partisë, por edhe në interes të proceseve të ardhshme, që PDK-ja është fort e përgatitur ta marrë pushtetin nga viti i ardhshëm”, tha Shala.
Ai gjithashtu foli për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve para fundit të vitit, duke theksuar se PDK është në përgatitje intensive, përfshirë edhe organizimin e konventës së brendshme.
“Data e zgjedhjeve nacionale, është problem të mbahen më herët para 21 dhjetorit dhe eventualisht me 28. Megjithatë, me secilin opsion që shkojmë, ne jemi duke u përgatitur, ku brenda një afati kaq të shkurt kemi caktuar edhe konventën, për këtë punë kemi bërë dhe po i bëjmë këto ndryshime”, tha Shala për Blic Interview.
Intervista e plotë:


