• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Beqiri: Rritja e pensioneve dhe shtesave për fëmijët, ‘kryekëput’ parafushatë!

11/08/2025 18:12
nga:Y I

Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka folur në lidhje me miratimit të buxhetit.

Beqiri se buxheti ka gjasa të miratohet deri me 31 dhjetor 2025 nëse ka konstituim të Kuvendit apo grupeve parlamentare .

“Po sigurisht duke u bazuar edhe në ngutinë e përgatitjes së buxhetit apo rreth 4 miliardë euro, mendoj që është i papërgatitur po vije si rezultat i kërkesës apo afateve ligjore që janë përcaktuar me ligjet për menaxhimin e financave publike. Aktualisht mendoj se është paazbatueshëm për faktin se tashmë veç kanë kalu afatet që do të duhej t’i dërgohet Kuvendit, mirëpo shpresoj që të paktën të merret parasysh për shkak të situatës që jemi aktuale”

“Ka gjasa që mund të miratohet, deri me 31 dhjetor 2025 në këtë rast mund të miratohet buxheti nëse ka konstituim të Kuvendit apo grupeve parlamentare dhe të iket nga një rrezikim i cili ndikon jashtëzakonisht keq në jetën e qytetarëve”

Eksperti i ekonomisë, Beqiri, tha se rritja e pensioneve dhe shtesave për fëmijët është kryekëput parafushatë.

Por megjithatë, sipas tij, kjo rritje është e mirëseardhur pasi qytetarët po ballafaqohen me çmime shumë të larta.

“Rritja e pensioneve dhe shtesave për fëmijët mendoj është kryekëput parafushatë por është e mirëseardhur meqenëse qytetarët e Republikës së Kosovës po ballafaqohen me çmime jashtëzakonisht të larta aktualisht dhe nuk ka ndonjë vendim apo veprim të Qeverisë e cila do të ndihmonte këto kategori. Janë të mirëseardhura po vijnë në një kohë e cila len shije të keqe për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mendoj se nuk do të duhej të vinte të paktën në këtë situatë ose të pritej edhe 10 ditë sa të përfundon balotazhi dhe t’iu ofrohej qytetarëve të Kosovës një përkujdesje e tillë” deklaroi ai.

“Rritja e pagës minimale në Republikën e Kosovës ka ardhë si rezultat i proceseve zgjedhore dhe jo si rezultat i konsultimit me akterët kryesorë që janë socialë në Kosovë, me organizatat e ndryshme, me biznese…pra vije në kohë zgjedhjesh. Tashmë priten edhe zgjedhje të jashtëzakonshme dhe Qeveria do të tentojë që të ‘blejë’ qytetarë apo të ‘blejë’ votën përmes ofertave të ndryshme. Paga minimale është e domosdoshme të rritet por jo në kësi situatash, jo me aspektin politik, prandaj duhet që të takohen komplet struktura e cila vendosin për këtë gjë, jo vetëm e njëanshme, dhe të arrihet deri tek një dakordancë e cila ka me i ndihmu qytetarët e Kosovës” tha Beqiri në intervistën e dhënë për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

Video e plotë: