• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shala: PDK nuk e voton Buxhetin 2026, Kurti po mundohet të mashtrojë qytetarët në prag të zgjedhjeve

11/08/2025 15:45
nga:Genita C

Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka kritikuar ashpër projekt-buxhetin për vitin 2026, duke e cilësuar atë si jo-kushtetues dhe jo-ligjor.

Ai për Expose prodhim i GazetaBlic, theksoi se ky buxhet është propozim politik i Lëvizjes Vetëvendosje, një Qeveri në detyrë, që sipas tij ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

Shala e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje, dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për përpjekje të mashtrojnë qytetarët në prag të zgjedhjeve, duke përdorur subvencione dhe kategori të caktuara që nuk janë trajtuar gjatë mandatit të deritanishëm të Qeverisë.

Tashmë është edhe publike në shumë media dhe qarqe akademike, profesionale dhe Kushtetuese që ky projekt-buxhet i cili po debatohet parimisht nëpër mediume të caktuara është jo-kushtetues, jo-ligjor është buxhet të cilin do të duhej t’a bisedonim e trajtonim sepse vjen nga një Qeveri e cila është në shkuarje ,praktikisht Qeveri në detyrë.Na vjen nga akterë të një subjekti politik që tashmë kanë ozurpuar në mënyrë të paligjshme pozicionin të deputetit, por edhe të ministrave e kryeministrave. Në asnjë pikë të këtij projektbuxheti nuk kemi legjitimitet dhe në realitet nuk është buxhet, është një draft politik i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye, që po orvatet të mashtrojë qytetarët në prag të balotazhit dhe në prag të zgjedhjeve të reja nacionale”, tha ai.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës është e angazhuar për një shtet të demokratik dhe kushtetues, dhe për këtë arsye, nuk do ta votojë buxhetin.

Shala vuri në dukje se ky është një buxhet i pa-legjitim, i propozuar nga një qeveri që nuk ka marrë mandatin e duhur për të marrë vendime të tilla.

“Ritheksoi qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë: Ky nuk është buxhet legjitim, ne nuk pranojmë me shkel Kushtetutën dhe legjislacionin,për të cilën Partia Demokratike ka bërë shumë që të kemi një shtet demokratik, legjislativ dhe kushtetues. Ne nuk mund të dalim jashtë këtyre parimeve. Të gjitha orvatjet tjera bien ndesh me konceptin real kushtetues të Kosovës”, tha ai për Expose.

Intervista e plotë: