• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme, Kryeziu: Do të kemi 10 ditë fushatë

11/02/2025 14:05
nga:N K

I ftuari i radhës në *Blic Interview* me Astrit Gashin është drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, i cili foli lidhur me rezultatet që priten nga balotazhi i 9 nëntorit nëpër komuna.

Sipas Kryeziut, në garën e balotazhit gjithçka varet nga zhvillimet, nga fushata dhe potencialisht edhe nga koalicionet që mund të arrihen, duke theksuar se koalicionet shpesh mund të jenë të papërputhshme.

“Unë shumë dyshoj në këto koalicione, që shpesh herë nuk mund të jenë të përputhshme. Besoj që duhet të shihet fryma që krijohet nga zgjedhjet, të njoftojmë Prizrenin më mirë se jetoj atje, por edhe Prishtinën sa kemi mundur të shohim. Kur kanë ndodhur ndryshimet, ka qenë fryma për të rrëzuar atë kryetar, dhe as në Prizren, as në Prishtinë nuk besoj që ka pasur frymë kundër zotit Ramaj apo Totaj.”

“Ndryshe është situata në Mitrovicë, sepse zoti Hamza nuk doli në garë, por kryetarët e tjerë të komunave vijnë nga një mandat katërvjeçar,” shtoi Kryeziu.

Ai theksoi se është shumë interesante të shihet se çfarë lëvizje apo koalicione do të ketë.

“Si subjekt i tretë, Aleanca është mjaft interesante për të parë si do të zhvillohet. Madje, sot duket që Ramushi ka folur edhe për përkrahjen e kandidatit të Mitrovicës nga AAK-ja. Varet se si përcaktohen partitë politike; në disa qytete ato kanë peshë më të madhe. Për shembull, Aleanca ka një numër të konsiderueshëm votash në Pejë. Ato menaxhojnë së paku votën e strukturës; në Pejë janë shumë më të pozicionuara për % të mëdha në komunat ndërsa në Mitrovicë është më pak dhe mund të jetë votë më e strukturuar kryesisht nga strukturat. Do ta shohim ditët në vijim.”

Tutje, Kryeziu foli edhe lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe kohëzgjatjen e fushatës.

“Do të kemi 10 ditë fushatë. Në zgjedhjet e parakohshme zakonisht fushata është 10 ditore. Sa e kam konsultuar ligjin, nuk besoj se ka ndryshuar. Madje ka pasur diskutime për të shkurtuar fushatën 30-ditore, sepse është shumë e gjatë; nuk ka arsye që në zgjedhje të parakohshme të kemi një fushatë 30-ditore, kur aktiviteti politik është i pandalshëm,” përfundoi Kryeziu për Blic Interview.