Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë, duke e cilësuar veprimtarinë e saj si jashtë rregullës ligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
Haziri theksoi se Vetëvendosje po mbetet pa koalicione të formalizuara dhe se “politika e inercionit dhe inatit” mund ta çojë në gabime të rënda politike.
Ai shtoi se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe nuk kanë votë për Qeverinë Kurti 3.
“Qeveria në detyrë ka qenë jashtë rregullës ligjore, edhe deputetët, edhe ministrat, edhe kryeministri, nuk lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ata kanë vazhduar me kokëfortësi me ushtruar detyrën dhe t’i shfrytëzojnë asetet e Republikës. Tani zotimi që ka mbështetje për formimin e Qeverisë do të shihet shumë shpejt, sepse po mbetet partia e parë pa koalicione të formalizuara. Kjo politikë e inercionit dhe inatit politik zakonisht të dërgon në gabime politike”, tha Haziri.
“Ne e kemi thënë edhe para 9 shkurtit, që po hyjmë në garë për të fituar ose me vazhduar me qenë opozitë. Sot, jemi në fund të tetorit dhe nuk kemi as Kuvend në plotni për Qeveri, ne nuk kemi ndryshuar asnjë lloj qëndrimi”, shtoi ai.
“Prej 9 shkurtit, ne jemi duke ecur në një terr politik. Për herë të parë, Kurti “suksesshëm” ka arritur të vendosë marrëdhënie të kushtëzuara me qeverinë Amerikane dhe BE, përveç NATO-s që vepron njëanshëm në situata të caktuara. Në situata tjera, jam duke besuar që Kosova po ec në një terr të madh politik”, tha Haziri për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.
Emisioni i plotë:


