I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Gëzim Plakolli.
Plakolli u shpreh optimist se në zgjedhjet lokale do të dalin partia me numrin më të madh të komunave të fituara.
Ai tha se do ta fitojnë pa balotazh në Lipjanin, Obiliqin, Prishtinën dhe Pejën dhe se pritet të rikthejnë Podujevën dhe Gjilanin.
“Duke e marrë parasysh punën e kryetarëve aktual të LDK-së që kanë qeveris me katër vjet në komunat ekzistuese, ne besojmë se do të dalim partia me numrin e komunave më të mëdha që ka fituar dhe do të dalim shumë më mirë se sa në zgjedhjet e fundit nacionale. Kjo do të thotë se do të jemi partia numër një sa i përket qeverisjes në nivelin lokal të komunave. LDK-ja fiton pa balotazh në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Pejë…numrat po na tregojnë se pas 12 vitesh jemi partia e parë në Prishtinë, po shpresojmë që edhe kryetari i cili ka bërë një punë fantastike këtu në Prishtinë me gjithë ekipin që e ka pas, besojmë që Prishtinën e kryejmë me të parën, Pejën, Lipjanin, Obiliqin. Shpresojmë që Podujevën edhe Gjilanin do t’i kthejmë, puna dhe numrat na tregojnë se edhe këto dy komuna do ti kthehen LDK-së.” tha Plakolli në Blic Interview.
Plakolli u shpreh se LDK-ja po ashtu është gati edhe për zgjedhjet nacionale.
“Partia politike e cila nuk është e gatshme për zgjedhje nuk di pse ekziston. Definitivisht ne si LDK jemi partia e cila e ka strukturën më të shtrirë në të gjithë Kosovën. Gjithmonë jemi të gatshëm për zgjedhje kur vendi thërret, ne kemi qenë këtu, do jemi këtu, edhe LDK-ja do të del faqebardhë nga çdo proces zgjedhor, i kemi pranu pa marrë parasysh rezultatet të cilat nuk kanë qenë të kanaqshme. Me 9 shkurt jemi partia e parë që kemi dal edhe e kemi pranu verdiktin e qytetarit, jemi bërë partia e parë që kemi ofruar zgjidhje edhe gjatë bllokadës, atë zgjidhje tani po na e kërkojnë se paska qenë më e mira. Jam shumë krenar me çfarë përfaqësoj, cilës parti i përkas dhe besoj se kemi me dal faqebardhë”
Ai tha se Lista e LDK-së në mitrovicë ka njerëzit më të mirë dhe profesional në këtë qytet.
“E them me siguri dhe vendosmërinë më të plotë se 34 vetë që janë në listën e LDK-së janë njerëzit më të mirë që i ka Mitrovica, më profesionistët që i ka qyteti, njerëz që kanë integritet edhe në jetën personale dhe profesionale” deklaroi Plakolli në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


